KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve
Siguri

Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve

Kosova News
Kosova News 19:41 -14/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se ndaj të pandehurve me inicialet L.B., dhe A.SH., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Në njoftimin e këtij institucioni thuhet se sipas pikës I të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L.B., më datë 13.09.2025 rreth orës 23:15 në Gjakovë rr.”Hysni Dobruna”, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që pas marrjes së informacioneve hetuesit e DHTN shkojnë në vendin e lartcekur, ku vërejnë të pandehurin duke qëndruar në automjetin “Citroen C2” ashtu që në automjet gjejnë një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 2.36 gr dhe me qëllim të kontrollimit dhe sigurimit të provave, nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit, me ç’rast është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 58.13 gr dhe para në shumën prej 35 euro, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policor.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri L.B., ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së.

Sipas pikës II të dispozitivit të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.SH., më datë 14.09.2025 rreth orës 00:25 në Gjakovë rr.”Aqif Blyta” nr.26, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që pas marrjes së informacioneve dhe me qëllim të kontrollimit dhe sigurimit të provave, nga ana e hetuesve DHTN në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në shtëpinë e të pandehurit, me ç’rast është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 0.84 gr dhe një qese najloni po ashtu me substancë të dyshuar narkotik i llojit marihuanë në peshë prej 7.78 gr, një peshore digjitale dhe para në shumën prej 190 euro, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policor.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri A.Sh., ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së.

Gjithashtu lexoni:

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Kosova News 14/09/2025 14/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?