KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Apeli lë në fuqi dënimet ndaj Rexhep Mehmetit dhe Mentor Nikajt, refuzon të gjitha ankesat
Siguri

Apeli lë në fuqi dënimet ndaj Rexhep Mehmetit dhe Mentor Nikajt, refuzon të gjitha ankesat

Kosova News
Kosova News 13:21 -27/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Rexhep Mehmeti u dënua për veprën penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar, ndërsa Mentor Nikaj për ushtrim të ndikimit dhe falsifikim të dokumenteve.

“Refuzohen si të pabazuara ankesat e paraqitura nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, si dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Rexhep Mehmeti, av. Imer Beka, dhe Mentor Nikaj, av. Fehmije Gashi Bytyqi, ndërsa vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.735/21, i datës 29.04.2024”, thuhet në vendimin e Apelit, të përpiluar më 30 dhjetor 2025, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, me aktgjykimin e 29 prillit 2024, kishte refuzuar akuzën ndaj Xhevdet Haxhiut për veprën penale Falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348, paragrafi 1 i KPRK-së, për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Po ashtu, Gjykata Themelore e kishte shpallur fajtor Rexhep Mehmetin për veprën penale në vazhdimësi Falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 427, paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të KPRK-së, duke e dënuar me një vit burgim.

Ndërkaq, Mentor Nikaj ishte shpallur fajtor për veprat penale Ushtrim i ndikimit nga neni 424, paragrafi 1 dhe Falsifikim i dokumenteve nga neni 390, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, duke u dënuar me tetë muaj burgim dhe me gjobë prej 10 mijë eurosh.

Kundër këtij aktgjykimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte paraqitur ankesë, duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe shkelje të ligjit penal. Prokuroria kishte kërkuar anulimin e pjesës liruese ndaj Xhevdet Haxhiut, me arsyetimin se parashkrimi duhej të llogaritej nga viti 2019 dhe jo nga viti 2011, si dhe shqiptimin e dënimeve më të larta ndaj Rexhep Mehmetit dhe Mentor Nikajt.

Mbrojtësi i Rexhep Mehmetit, avokati Imer Beka, kishte paraqitur ankesë duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të ligjit penal dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike, duke kërkuar lirimin e klientit të tij nga akuza ose anulimin e aktgjykimit dhe kthimin e çështjes në rigjykim.

Edhe mbrojtësja e Mentor Nikajt, avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, kishte paraqitur ankesë me pretendime të njëjta, duke kërkuar lirimin e klientit të saj ose kthimin e rastit në rigjykim.

Gjykata e Apelit, me kolegjin e përbërë nga kryetari Vaton Durguti dhe anëtarët Valbona Musliu Selimaj dhe Kreshnik Radoniqi, i refuzoi si të pabazuara të gjitha ankesat.

Lidhur me Xhevdet Haxhiun, Gjykata e Apelit vlerësoi se vepra penale ishte kryer në vitin 2011 dhe se afati i parashkrimit kishte skaduar në vitin 2017. Sipas Apelit, afati i parashkrimit llogaritet nga momenti kur është kryer regjistrimi në librin amzë, ndërsa fakti që palët kanë marrë dijeni në vitin 2013 ose kanë paraqitur kërkesë në vitin 2019 nuk e ndryshon fillimin e këtij afati, pasi nuk bëhet fjalë për vepër penale në vazhdimësi, por për pasojë të vazhdueshme të një akti të përfunduar.

Sa i përket Rexhep Mehmetit, Gjykata e Apelit vlerësoi se gjendja faktike ishte vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë. Sipas saj, ndryshimet në sistemin elektronik të gjendjes civile ishin bërë nga llogaria e përdoruesit (user-i) të Rexhep Mehmetit, bazuar në deklaratat e dëshmitarëve të IT-së, L.S. dhe T.B., duke krijuar lidhje shkakore ndërmjet veprimeve të tij dhe pasojës së shkaktuar.

Për Mentor Nikajn, Gjykata e Apelit vlerësoi se provat e administruara, përfshirë komunikimet telefonike dhe provat e tjera materiale, kanë vërtetuar elementet objektive dhe subjektive të veprës penale të ushtrimit të ndikimit, pasi ai kishte pranuar 3 mijë euro me qëllim të ushtrimit të ndikimit te zyrtarët e gjendjes civile. Gjykata theksoi se për këtë vepër nuk është e nevojshme që ndikimi të ketë prodhuar rezultat. Po ashtu, sipas Apelit, provat kanë vërtetuar edhe elementet e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve.

Në përfundim, Gjykata e Apelit vlerësoi se dënimet e shqiptuara ndaj Rexhep Mehmetit dhe Mentor Nikajt janë proporcionale, të arsyetuara dhe në përputhje me ligjin, duke refuzuar si kërkesën e Prokurorisë për ashpërsimin e dënimeve, ashtu edhe kërkesat e mbrojtjes për lirimin e të akuzuarve.

Ndryshe, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Xhevdet Haxhiu, në cilësinë e personit zyrtar të gjendjes civile në veri të Mitrovicës, në regjistrin e gjendjes civile, ka shënuar të dhëna të rreme, ashtu që më 31 maj 2011, fillimisht e ka regjistruar personin Ilir Gjonaj në Librin Amzë të Lindjes duke u bazuar në certifikatën e lindjes nga ish-RFJ për vitin 1970 me numër rendor 1970, e lëshuar më 19 shtator 1997, ndërsa pas verifikimit që është bërë në librat e certifikuara të kthyera nga Serbia, nuk janë gjetur të dhëna për qytetarin në fjalë.

Në aktakuzë thuhet se me këtë rast është vërtetuar se qytetari është regjistruar në mënyrë të kundërligjshme, duke i mundësuar të njëjtit që të pajiset dhe në vazhdimësi ta përdor dokumentacionin e Republikës së Kosovës, letërnjoftimin dhe pasaportën.

Tutje, sipas aktakuzës edhe pse më vonë i njëjti në vitin 2019 ishte në dijeni se personi Ilir Gjonaj nuk kishte plotësuar kriteret për t’u pajisur me dokumentacionin e Republikës së Kosovës, pasi e kishte verifikuar të njëjtin në Librat e Certifikuara të kthyera nga Serbia, nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim që ky regjistrim të anulohet.

Më këtë, Haxhiu ngarkohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, nga neni 427, par.1 dhe nenit 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se i pandehuri Rexhep Mehmeti, në cilësinë e personit zyrtar të gjendjes civile në Dardani-Prishtinë, në regjistrin e gjendjes civile ka shënuar të dhëna të rreme, ashtu që më 4 nëntor 2020 e ka futur në mënyrë të kundërligjshme qytetarin Arben Gjonaj në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile edhe pse i njëjti e posedonte Librin e kthyer nga Serbia, në të cilin qytetari në fjalë askund nuk figuronte se ka qenë i regjistruar.

Tutje, në këtë dispozitiv të aktakuzës thuhet se nga ana tjetër, Arben Gjonaj në dokumentacionin e Republikës së Kosovës që e posedonte, vendlindjen e kishte në Vushtrri, me të cilin kishte arritur që të pajiset më 11 maj 2010 duke përdorur dokumentacion të falsifikuar, mirëpo edhe përkundër kësaj, i pandehuri Mehmeti të njëjtin e regjistron në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile, tani me vendlindje në Prishtinë dhe të njëjtit i mundëson që të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

Në dispozitivin e tretë të aktakuzës thuhet se i pandehuri Mehmeti, në cilësinë e personit zyrtar të gjendjes civile në Dardani-Prishtinë, në regjistrin e gjendjes civile ka shënuar të dhëna të rreme, duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme, ka regjistruar qytetarin Ilir Gjonaj, ashtu që më 23 nëntor 2020, të njëjtin e ka futur në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile me ndryshime, duke ia ndryshuar edhe vendin e lindjes nga Mitrovica në Prishtinë, edhe pse ishte në dijeni se i njëjti figuronte në sistem i regjistruar me vendlindje në Mitrovicë.

Mehmeti thuhet se edhe pse posedonte librin e kthyer nga Serbia, në të cilin qytetari në fjalë nuk figuronte askund i regjistruar, përkundër kësaj i njëjti i mundëson qytetarit që në mënyrë të kundërligjshme të futet në sistem dhe të pajiset me dokumentacion të Republikës së Kosovës me vendlindje në Prishtinë.

Me këtë, Mehmeti akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, nga neni 427, par.1 të Kodit Penal.

Për të pandehurin Mentor Nikaj, në aktakuzë thuhet se nga ekzaminimi i telefonatave të qytetarëve Ilir Gjonaj dhe Vllaznim Krasniqi, ka rezultuar se Nikaj në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar dhuratë nga Gjonaj shumën prej 3 mijë euro, në mënyrë që i njëjti të ndikonte te i akuzuari Rexhep Mehmeti, ku në dokumentacionin e gjetur në dosjen e gjendjes civile kartoni i vjetër i Ish-Jogusllavisë (Becup), është fotografia me të cilin pajtohet i pandehuri dhe Ilir Gjonaj që të vendoset e që mund t’i përshtatet vitit 1996.

Në këtë mënyrë, thuhet se i ka mundësuar qytetarit Gjonaj që të futet në sistem me ndryshime të dhënave dhe të pajiset me dokumentacion të Republikës së Kosovës, ku me këtë edhe është përfunduar procesi i tërësishëm kundërligjor duke u bërë regjistrimi i Ilir Gjonaj, pasi që fotografia është identike si në komunikim ashtu edhe në dokument BECUP.

Më këtë, Nikaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit”, nga neni 424, par.1 i Kodit Penal.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Nikaj ka marrë pjesë në përpilimin e dokumentit të falsifikuar ashtu që duke ia dërguar punëtorit të gjendjes civile Rexhep Mehmeti një kopje të kartonit të vjetër të ish-Jogusllavisë, i cili është i falsifikuar pasi që nuk ekziston në arkivin e vjetër të QPD Prishtinë, ku fotoja e cila gjendet në komunikim ndërmjet Ilir Gjonaj dhe të pandehurit, e njëjta foto ndodhet në Becupin e falsifikuar, e cila gjendet në dosjen e gjendjes civile dhe mbi bazë të së cilës është futur në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile ku edhe në komunikimin e tyre dakordohen për foton që të vendoset në Becup si më e përshtatshmja që mund t’i përshtatet vitit 1996.

Me këtë, Nikaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, nga neni 390, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Kapet duke lejuar që të kaloi mall 20 mijë euro pa kontroll, suspendohet zyrtari doganor Arton Lushaku

Dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të lënduar nga zjarri në banesën në Prishtinë

Djali rrah babanë në Shtime

Zjarr në një ndërtesë tek Parku i Qytetit në Prishtinë, tre persona marrin trajtim mjekësor

Policia ndalon kontrabandën në Kamenicë, sekuestron 656 cigare elektronike të fshehura në valixhe

Kosova News 27/06/2026 27/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

Aktori turk rrëfen momentin e tij dramatik: Për pak çaste humba jetën
14:46 -27/06/2026
Irani fajëson SHBA-në për shkeljen e armëpushimit
14:36 -27/06/2026
Liria merr vendim për Ismet Munishin
14:31 -27/06/2026
Alarmon IKShPK: Kujdes nga vala e të nxehtit këtë fundjavë
14:04 -27/06/2026
“Protesta, luftë mes Shqipërisë në BE dhe korbave e sorrave”, Rama: Lëpijnë e helmojnë çdo qytetar të ndershëm që një hall i sinqertë i shtyu drejt bulevardit
13:36 -27/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?