KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar për pronën në Veternik, Apeli e kthen për herë të tretë çështjen në rivendosje
Siguri

Kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar për pronën në Veternik, Apeli e kthen për herë të tretë çështjen në rivendosje

Kosova News
Kosova News 17:27 -14/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Beteja ligjore për pronën kontestuese rreth 3 hektarësh në Veternik po vazhdon. Prokuroria po kërkon urdhër ndalues përfundimtar në ketë pronë, por Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar këtë kërkesë. Kështu, Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer për të tretën herë këtë çështje në rivendosje.

Pas hulumtimit të “Betimit për Drejtësi”më 25 gusht 2023, Afrim Gashi (i cili tani është në arrest shtëpiak), u arrestua nën dyshimin se përmes dokumenteve të falsifikuara dhe mashtrimit në bashkëkryerje me Ylber Hysenin i cili po hetohet dhe është në arrati, kanë tjetërsuar këtë pronë në vlerë rreth 10 milionë euro. Pronë kjo që pretendohet se iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku.

Prona në fjalë, tashmë ka kaluar te disa persona të cilët janë bërë bashkëpronarë.

Gjykata e Apelit, përmes vendimit të marrë më 28 gusht 2023, për herën e tretë ka vlerësuar se vendimi i gjykatës së parë është kontradiktor me arsyetimin e atij vendimi dhe ka shkelje me dispozitat ligjore të KPPRK-së.

“Aktvendimi është kontradiktor me arsyetimin e aktvendimit, për faktin se në arsyetimin aktvendimit të ankimuar është konstatuar se kërkesa është refuzuar e pabazuar, ndërsa në rastin konkret gjykata e shkallës së parë nuk ka vendosur për bazueshmërinë e kërkesës por ka refuzuar për arsye formale duke konstatuar se kërkesa nuk i përmban  të gjitha elementet të cilat kërkohen sipas KPRK-së”, thuhet në arsyetimin e Apelit.

Kolegji i Apelit, ka vlerësuar se aktvendimi i Themelores, nuk është arsyetuar fare ndërlidhur më bazën ligjore mbi të cilën është marrë aktvendimi, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për urdhër ndalues përfundimtar.

Kështu, Apeli vlerëson se vendimi i shkallës së parë është i paqëndrueshëm dhe se duhet të anulohet duke e kthyer çështjen në rivendosje. Po ashtu, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake duhet t’i evitojë shkeljet e theksuara nga ana e Apelit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, në arsyetimin e vendimit të 19 qershorit 2023, për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë për urdhrin ndalues përfundimtar, kishte thënë se kërkesa e prokurorit të shtetit nuk është përpiluar në harmoni me nenin 261, par.1, nënpar 1.4 dhe 1.5 të KPP-së. Përkatësisht, prokurori i shtetit në kërkesën për urdhrin ndalues përfundimtar nuk ka cekur në detaje dhe në mënyrë të saktë se në emër të kujt janë të evidentuara këto prona, kush është pronar apo kush ka interes juridik në këto pasuri/paluajtshmëri.

Veç tjerash, në vendim thuhet së prokurori i shtetit nuk ka përmbushur detyrimin ligjor ashtu që gjykata e kishte kthyer në plotësim, duke kërkuar që kërkesa e prokurorit të shtetit për urdhrin ndalues t’iu dorëzohet palëve të treta të cilët kanë interes juridik në këtë pronë.Të ngjajshme

Fillimisht, kërkesa e palëve të dëmtuara Gursel e Nexhat Sadikut për sekuestrimin e pronës rreth tre hektarësh në Veternik, ku edhe po zhvillohen ndërtime, ishte refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por Apeli e kishte kthyer rastin në rivendosje, me arsyetimin se vendimi i shkallës së parë nuk është i drejtë, pasi gabimisht janë aplikuar dispozitat ligjore ne rastin e refuzimit të kërkesës për urdhrin e masës së sigurisë,

Më pas, Themelorja sërish kishte refuzuar ankesën e palëve të dëmtuar, por që Gjykata e Apelit për herë të dytë e ktheu rastin në rivendosje, me arsyetimin se vendimi ishte kontradiktor.

E shkalla e parë, edhe një herë me vendimin e 19 qershorit 2023, refuzoi kërkesën për urdhrin ndalues për pronën në Veternik.

Prokuroria, me parashtresë iu kishte drejtuar gjykatës duke thënë se pas kërkesës për plotësim, më 25 maj 2023 kanë dërguar te palët këtë kërkesë, duke ia bashkëngjitur gjykatës në kopje edhe regjistrin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, thotë se gjatë hetimeve kanë siguruar provat materiale, siç është dokumenti “Resenje Broj” i vitit 1961 i cili dyshohet se është i falsifikuar, konkretisht nënshkrimi i dhënë në atë dokument nuk është i Milorad Filipoviq, përmes të cilit dokument tashme e ndjera Z.H, nëna e Ylber Hysenit, kishte fituar të drejtën e kësaj prone. Po ashtu, thuhet se është konstatuar se edhe që vula në ketë dokument nuk i përket institucionit nga i cili është lëshuar dokumenti dhe këto janë vërtetuar nga ekspertizat.

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se iu është marrë familjes Sadiku përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe  “Mashtrimi”, për çka edhe po kërkohet sekuestrimi i pronës së paluajtshme.

Përmes këtij hulumtimi, tregohej se si Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, për të njëjtat parcela kishte zhvilluar disa procedura gjyqësore në të njëjtën kohë dhe për lëndën e Nexhat e Gursel Sadikut kishte vendosur pas 7 vjetësh, ndërsa në rastin e Z.H vetëm për 9 muaj, duke e bërë edhe pronare të këtyre parcelave.

Familja Sadiku kishte thënë se kjo pronë është e tyre për gati një shekull dhe se përmes ekspertizave kanë gjetur se dokumentet me të cilat Z.H. i kishte kaluar në emër të saj janë të falsifikuara dhe se përmes vendimeve të kundërligjshme atyre u janë marrë rreth 3 hektarë tokë në Veternik,  vlera e të cilëve kapë shifra të mëdha. Sipas tyre, të përfshirë në këto dallavere janë zyrtarë e persona me ndikim, duke përfshirë gjykatës, prokurorë, policë, avokatë si dhe zyrtarë të tjerë.

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 14/09/2023 14/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës
12:38 -03/08/2026
Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve
12:06 -03/08/2026
Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive
12:04 -03/08/2026
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për vrasje në tentativë në një autobus, më 2002
11:39 -03/08/2026
Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji
11:19 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?