Në një shtëpi të pleqve në Pejë, që është privatizuar së fundi, është ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare nga disa anëtare të stafit. Kjo ngjarje që u publikua në rrjete sociale, tronditi gjithë vendit dhe nxiti reagime të shumta.
Pas raportimit në media e publikimit të videos menjëherë po dej ka reaguar policia.
Organet e rendit i kanë arrestuar tre persona lidhur me rastin.
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe infermieren e tretë, e dyshuar për sulmin ndaj një të moshuare në Pejë, njoftoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai deklaroi se e arrestuara e tretë dyshohet se filmoi momentin kur po keqtrajtohej e moshuara në shtëpinë e pleqve “Orenda”.
Dhëndri i të moshuarës e cila u keqtrajtua nga infermieret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, Ezen Vala, ka thënë se të moshuarën po e tërheqin nga shtëpia, duke shtuar se krejt kjo ka ardhur pas publikimit të videos.
“Minirja është banore e kësaj qendre qe një vit. Me publikimin e një videoje në rrjetet sociale jemi shqetësuar të gjithë. Kemi ardhur menjëherë me e tërheq nga shtëpia. Banorin e tërheqim për shkak të asaj qe e kemi parë në video. Ajo është nënë e një dëshmori. Nuk kemi pasur ndonjëherë vërejtje për sjellje të keqe. Ne nuk dimë që diçka ka ndodhur. Fatkeqësia është që zonja vuan nga alzheimeri. Sot është mirë por rasti ka ndodhur para 4 ditëve. Ne presim që hetuesia të zbulojë më shumë”, ka thënë ai.


