Sot në Prishtinë do të nis Java e Krenarisë me sloganin ‘Kemi qenë dhe do t`jemi’.
Në një komunikatë për media nga Prishtina Pride, u tha se ky shënon edicionin e tetë të Javës së Krenarisë në Kosovë.
“Java e Krenarisë, qysh prej edicionit historik të parë, i vë në hartë të gjithë ata individë që avokojnë çdo ditë për barazi dhe gjithëpërfshirje.
Kjo javë është një tjetër shpërfaqje e identiteve të cilat për vite e vite janë shtypur e kanë mbetur në hije, duke mos qenë asnjëherë në habitatin e tyre, edhe në këtë edicion të tetë kjo javë mbetet pasaporta kryesore e individëve LGBTIQ+ në Kosovë”, thuhet në njoftim.


