KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEK takohet me përfaqësuesit e bizneseve, flasin për tregun e hapur të energjisë
Ekonomi

KEK takohet me përfaqësuesit e bizneseve, flasin për tregun e hapur të energjisë

Kosova News
Kosova News 13:10 -10/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Aleanca e Biznesit, Klubi i Biznesit, dhe Shoqata e Prodhueseve brenda OEK kanë mbajtur sot takim me zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

“Përfaqësuesit e bizneseve janë mirëpritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, z. Gramos Hashani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, dhe janë njoftuar lidhur me hapat konkretë të ndërmarrë nga KEK në kuadër të zbatimit të legjislacionit dhe rregulloreve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), përfshirë rregulloren për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF) dhe procesin e kalimit të konsumatorëve në tregun e hapur”, njofton KEK.

KEK ka njoftuar se, nga data 01.06.2025, ka filluar furnizimin e të gjitha bizneseve në tregun e hapur si FMF, në përputhje me rregulloren përkatëse të ZRRE-së.

Me këtë rast, KEK ka kërkuar bashkëpunim nga përfaqësuesit e bizneseve, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij procesi të rëndësishëm për sektorin energjetik. Njëkohësisht, është theksuar se si ndërmarrje publike prodhuese, KEK është duke vepruar në zbatim të plotë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi të ZRRE-së.

Po ashtu, KEK ka informuar se ka filluar edhe me nënshkrimin e kontratave komerciale me ndërmarrje publike dhe biznese të interesuara për furnizim të rregullt dhe afatgjatë në tregun e hapur të energjisë.

“Është theksuar gjithashtu se, sipas rregullores së ZRRE-së, afati ligjor për ofrimin e shërbimit si FMF përfundon më 30 korrik 2025, dhe gjatë kësaj periudhe KEK është duke punuar në rritjen e kapaciteteve të saj operacionale, për t’iu përgjigjur me efikasitet kërkesave të tregut dhe bizneseve që synojnë furnizim komercial nga KEK. Me kërkesë të OEK-ut, KEK ka shprehur gatishmërinë për të qenë në dispozicion të ofrojë sqarime të vazhdueshme, si për përfaqësuesit institucionalë të bizneseve, ashtu edhe për bizneset individuale, në mënyrë që procesi të zhvillohet në transparencë dhe bashkëpunim të plotë”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Gjithashtu lexoni:

Nis protesta e bizneseve në shesh kundër tregut të lirë të energjisë

Mbi 200 cisterna nga Kosova bllokojnë portin në Durrës shkaku i pritjeve të gjata

Bashkëshortja e ish-policit që arrestoi Serbia thirrje Presidentes: Mos heshtni, Arbnori ka nevojë për përkrahje

Kur do të marr vendim Gjykata Kushtetuese “për votimin e fshehtë në Kuvend”? – Kjo është përgjigja e tyre

Nis faza e dytë e ndërtimit të kanaleve kulluese në Komunën e Shtimes, ministri Peci: Parandalohen vërshimet

Kosova News 10/06/2025 10/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
73%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: MPJ po punon për lirimin e Arbnor Spahiut
11:44 -11/06/2025
Dështon përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit
11:40 -11/06/2025
Barcelona do të shesë katër lojtarë, njëri prej tyre nuk dëshiron të largohet nga klubi
11:27 -11/06/2025
Nis protesta e bizneseve në shesh kundër tregut të lirë të energjisë
11:27 -11/06/2025
Polici Kryeziu: Armët e përdorura në Banjskë, vetëm nga struktura ushtarake
11:15 -11/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?