KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEK: Performanca e 2024-ës “dukshëm më e mirë” se viti paraprak
Ekonomi

KEK: Performanca e 2024-ës “dukshëm më e mirë” se viti paraprak

Kosova News
Kosova News 23:11 -22/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka publikuar një njoftim për media ku shprehet e kënaqur me rezultatet e arritura gjatë vitit 2024, duke e cilësuar performancën si “dukshëm më të mirë” në krahasim me vitin 2023.

KEK-u thekson se ka “përballuar me sukses sfidat që lidhen me teknologjinë e vjetër” dhe se rritja e prodhimit të energjisë elektrike dhe eksploatimi më i lartë i qymyrit kanë kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e performancës.

Sipas të dhënave të publikuara nga KEK-u:

  • Prodhimi i energjisë elektrike: Në periudhën janar-dhjetor 2023, bruto prodhimi i energjisë elektrike ishte rreth 5,534,196 MWh, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky prodhim arriti në 6,178,372 MWh, duke shënuar një rritje prej 11.65%.
  • Prodhimi i qymyrit: Në periudhën janar-dhjetor 2023, KEK-u eksploatoi 6,923,659 ton qymyr, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 u eksploatuan 8,068,711 ton, duke shënuar një rritje prej 16.55%.
  • Shitja e tepricave të energjisë elektrike: Shitja e tepricave gjatë periudhës janar-dhjetor 2023 ishte rreth 350,449 MWh, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2024 u shitën 645,824 MWh, duke shënuar një rritje prej 45.75%, ose rreth 295,375 MWh më shumë se vitin paraprak.

KEK-u e konsideron këtë performancë si një tregues të qartë të angazhimit të tij për të qenë një faktor kyç në furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit energjetik në vend.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA

Presidentja Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për konstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin Kosovë–ShBA

Sekuestrohen telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend

Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje

Kosova News 22/03/2025 22/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?