KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEK nis reforma për mbrojtjen e pronave, identifikon raste të uzurpimit edhe në komuna të tjera
Lajme

KEK nis reforma për mbrojtjen e pronave, identifikon raste të uzurpimit edhe në komuna të tjera

Kosova News
Kosova News 16:32 -30/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka përfunduar procesin e unifikimit të evidencave të pronave të saj dhe ka nisur një proces të gjerë reformash, me fokus në identifikimin e rasteve të uzurpimit, mbrojtjen dhe konsolidimin e pronave të Korporatës.

Sipas një komunikate të KEK-ut, përveç komunave të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës, ku Korporata zhvillon aktivitetet e saj operative, janë identifikuar prona të saj edhe në komuna të tjera të Kosovës, përfshirë Podujevën dhe Brezovicën.

Për këtë qëllim, KEK ka intensifikuar bashkëpunimin me institucionet përkatëse dhe është duke zhvilluar takime me drejtuesit e komunave dhe autoritetet kompetente për identifikimin dhe trajtimin e rasteve të uzurpimit, mbrojtjen e pronës publike dhe rikthimin e pronave në administrim të rregullt institucional.

Në komunikatë, KEK u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve që mund të shfrytëzojnë prona të Korporatës pa bazë ligjore që t’i lirojnë ato vullnetarisht sa më parë.

Sipas KEK-ut, ky proces po zhvillohet paralelisht me programin më të madh investiv në historinë e Korporatës, i cili përfshin modernizimin e njësive gjeneruese pas më shumë se katër dekadave, si dhe zhvillimin e projekteve në fushën e energjisë së ripërtëritshme.

Korporata thekson se këto reforma synojnë mbrojtjen e aseteve publike, forcimin e menaxhimit institucional dhe përmirësimin e administrimit të pronave të saj.

Gjithashtu lexoni:

Kosova mungon në Samitin në Ankara, NATO jep sqarimin zyrtar

Nesër pritet të varroset hoxha që u ther për vdekje në Dragash

FSK i bashkohet operacionit të kërkimit në Liqenin e Batllavës, ekipi i specializuar nis kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur

“Festojmë me miqtë tanë kosovarë” Ambasada amerikane ndan pamje nga përgatitjet për 250-vjetorin e pavarësisë

Fëmija i lënduar ditë më parë nga zjarri në Prishtinë në gjendje stabile, pritet ndërhyrje kirurgjikale

Kosova News 30/06/2026 30/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
38%
4 km/h
Tue
33 °C
Wed
32 °C
Thu
23 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

​“I PABURRË E TRADHTAR!” / Thellohet katastrofa në LDK: Shkëmb Manaj e kryetari i Deçanit “masakrohen” me fjalë, degjeneron situata!
17:48 -30/06/2026
Kosova mungon në Samitin në Ankara, NATO jep sqarimin zyrtar
17:41 -30/06/2026
Tragjedia në Shqipëri, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak para aksidentit
17:30 -30/06/2026
KFOR-i mbledh përfaqësuesit e 31 vendeve kontribuese, fokusi te siguria dhe bashkëpunimi
17:28 -30/06/2026
Nesër pritet të varroset hoxha që u ther për vdekje në Dragash
17:25 -30/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?