KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEDS avancon sigurinë, kushtet dhe shëndetin e punëtorëve
Ekonomi

KEDS avancon sigurinë, kushtet dhe shëndetin e punëtorëve

Kosova News
Kosova News 16:53 -28/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

KEDS vazhdon ta trajtojë me seriozitetin më të lartin sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në punë.

Pas shumë aktiviteteve gjatë gjithë javës, kompania ka realizuar edhe simulimin e evakuimit të punëtorëve në distriktin e Prizrenit në rast zjarri.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, Alpin Dogan, dhe menaxhmenti i lartë i kompanisë kishin udhëtuar drejt Prizrenit për ta vëzhguar nga afër realizimin e simulimit, që nisi nga improvizimi  i një tymi në ndërtesën e distriktit të KEDS aty. Menjëherë intervenuan zjarrfikësit, bashkë me ndihmën e parë, në asistencë të ekipeve të KEDS-it dhe Policisë së Kosovës.

Pas aktivizimit të alarmit, evakuimi i punëtorëve dhe intervenimi i zjarrfikësve dhe i ndihmës së parë u realizua brenda një kohe shumë të shkurtër, çka rezultoi me një bashkëpunim të ngushtë në mes të policisë, zjarrfikësve dhe ndihmës së parë. Dogan u ka ndarë mirënjohje të gjitha institucioneve që asistuan në realizimin e këtij simulimi që mund të shpëtojë jetë në rast të ndonjë situate të paparashikuar.

- Reklamë -

Akterët që mundësuan këtë ushtrim tregojnë si rrodhi ngjarja e simuluar.

 “Porsa pranuam informatën nga Policia e Kosovës, arritëm në vendin e ngjarjes brenda pak minutave, ku edhe gjetëm vetëm një person në katin e dytë të ndërtesës, i cili kishte mbetur i ngujuar në njërën nga zyrat e saj. Atë e nxorëm jashtë dhe ia dorëzuam ekipit të ndihmës së shpejtë. Gjithçka shkoi në rregull!, tha Sahit Xhemaj, shef i ndërrimit i zjarrfikësve në Prizren.

Edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të ndihmës së shpejtë u shprehën të kënaqur me shpejtësinë e intervenimit të ekipeve përkatëse në vendin e ngjarjes.

Këto aktivitete dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KEDS për përmirësimin e shërbimeve që ofron dhe implementimit të Standardeve ISO.

“Përveçqë kanë të bëjnë me implementimin e Standardeve ISO, këto aktivitete janë edhe obligim ligjor, bazuar në Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë. Aktiviteti i sotëm i simulimit të një aksioni për shpëtim, mbi të gjitha është edhe tregues i sigurisë së punëtorëve tanë në objekt”, tha Burim Islami, menaxher për shëndet dhe siguri në punë në Departamentin për Cilësi, Siguri dhe Trajnime në KEDS.

KEDS po shënon Javën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për të katërtin vit radhazi, duke realizuar aktivitete të ndryshme përmes praktikave më të mira në vendet e punës.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti, Dogan, bashkë me ekipin e tij përcjellës dhe përfaqësuesit e KEDS në distriktin e Prizrenit, bënë inaugurimin e ndërtesës së re ekskluzive për punëtorët e mirëmbajtjes dhe lidhjeve të reja në rrjet. Ndërtesa moderne dykatëshe tashmë do t’i përmirësojë ndjeshëm kushtet e punëtorëve  të kompanisë në qytetin e dytë më të madh të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 28/10/2022 28/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?