KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KE raport për rajonin: Përballje me të kaluarën e dhunshme ose rrezikoni rikthimin në konflikt
Politikë

KE raport për rajonin: Përballje me të kaluarën e dhunshme ose rrezikoni rikthimin në konflikt

Kosova News
Kosova News 10:02 -23/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dështimi i vendeve të ish-Jugosllavisë për të trajtuar të kaluarën e tyre të dhunshme ka pasur pasoja shkatërruese për të drejtat e njeriut dhe mund të çojë në rikthim të konfliktit në rajon, sipas një raporti të Këshillit të Evropës.

Raporti, i publikuar nga komisionerja për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviq, thotë se rajoni për shumë vjet ka pësuar kthim prapa në kërkimin e drejtësisë dhe përgjegjësisë për luftërat brutale të viteve 1990 në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, ku kanë mbetur të vrarë më shumë se 130,000 njerëz.

Ndikimi i përparimit ligjor pas këtyre luftërave, si krijimi i tribunalit për krime lufte në Hagë dhe arrestimi dhe dënimi i shumë liderëve politikë e ushtarakë përgjegjës për vrasjet masive, po fillon të zbehet dhe pandëshkueshmëria po rikthehet, thuhet në raport, shkroi The Guardian të enjten. 

Shpresohej se gjykatat kombëtare do të vazhdonin të ndiqnin mijëra autorë krimesh, por ato janë ngadalësuar në mënyrë drastike. Etno-nacionalistët janë politikisht dominues në të gjithë rajonin, duke promovuar gjuhën e urrejtjes dhe mohimin e gjenocidit e krimet e tjera kundër njerëzimit.

“Pas gjykimeve në Hagë, shumica e personave që u dënuan dhe u njohën si kriminelë të luftës u rikthyen në komunitetet e tyre si heronj”, ka thënë Mijatoviq.

Raporti konkludon: “Koha po mbaron dhe viktimat kanë pritur për një kohë të gjatë. Më keq akoma, narrativat përçarëse dhe urrejtëse që kryesuan luftërat në vitet 1990 janë kthyer dhe po rifitojnë fuqi”.

“Kjo jo vetëm që kërcënon pajtimin por edhe paqen. Dështimi për t’u përballur plotësisht me të kaluarën e dhunshme në rajon ka pasoja shkatërruese për respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”.

Zonat e banuara kryesisht me serbë në veri të Kosovës janë dëshmuar kohët e fundit si pika të nxehta për tension. Më 24 shtator, afër manastirit ortodoks në fshatin Banjskë pati shkëmbim zjarri mes një grupi paramilitar serbësh të armatosur rëndë dhe Policisë së Kosovës. Një polic u vra gjatë sulmit nga grupi i armatosur, e pësuan edhe tre sulmues. Qeveria në Prishtinë e fajësoi lidershipin serb në Beograd për sulmin.

Në Bosnjë, gjysma e shtetit e drejtuar nga serbët, Republika Srpska, e shkërmoqur nga spastrimi etnik në luftën e viteve 1992-95, udhëhiqet nga separatisti militant Milorad Dodik, i cili e përshkruan gjenocidin e vitit 1995 në Srebrenicë si “mit të fabrikuar”.

Dodiku dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kanë lidhje të ngushta me Moskën. Në raportin e saj, Mijatoviq ka theksuar: “Mbështetja ruse për aktivistët dhe organizatat e djathta serbe është e shumanshme dhe shtrihet nga mbështetja për aktivitete online deri te trajnimet ushtarake”.

Javën e kaluar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Putini po planifikon të ndezë konflikte në ish-Jugosllavi.

“Kushtoni vëmendje Ballkanit. Më besoni, kemi informacione. Rusia ka plan të gjatë: Lindja e Mesme, shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, ka thënë Zelensky.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Kosova News 23/11/2023 23/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?