KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KDI: Kuvendi miratoi 69% të projektligjeve, sfidë mungesa e deputetëve
Politikë

KDI: Kuvendi miratoi 69% të projektligjeve, sfidë mungesa e deputetëve

Kosova News
Kosova News 10:44 -03/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës nga 151 projektligje sa kishte planifikuar për vitin 2022, ka miratuar 111 të tilla. Ndërsa në vazhdimësi ka pasur mungesa të deputetëve, duke shkaktuar edhe mungesë të kuorumit. Kështu tregojnë të gjeturat e monitoruesve të punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ndonëse e kemi dëgjuar shumë shpesh në seancat e Kuvendit këtë fjali të krye parlamentarit Glauk Konjufca, megjithatë, Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2022 ka pas performansë të mirë.

Kështu vlerësojnë edhe monitorues të punës së Legjislativit. Monitoruesi në Instituti Demokratik të Kosovës (KDI), Arbër Thaçi, tha se agjenda e Kuvendit për vitin  2022 ka qenë e ngarkuar, megjithatë, rreth 69%  e planifikimeve legjislative janë përmbyllur me sukses, e janë zhvilluar mbi 300 mbledhje nga komisione parlamentare.

“Nga 151 projektligje që zinin vend të planifikimi legjislativ janë miratuar 111 të tilla. Kjo paraqet arritje të dalluar të parlamentit dhe punës së tij”, ka thënë Thaçi.

Thaçi megjithëkëtë tha se Kuvendi është përballur në shumë raste me mungesë të deputetëve.

 “Mungesa e një pune parlamentare më të organizuar. Gjatë viti 2022 kemi hasur në ngarkim të agjendës parlamentare,  po ashtu në mesin e ngecjeve është edhe mungesa e deputetëve. Mbi 1700 herë kanë munguar gjatë vitit të plotë”, është shprehur Thaçi.

Sesioni  pranveror i Kuvendit të Kosovës do të fillojë me shumë projektligje të cilat kanë dështuar të kalojnë gjatë këtij viti. Një nga ta është edhe Projekt kodi civil i cili ka dështuar të kalojë në lexim të parë.

Gjithashtu lexoni:

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Kosova News 03/01/2023 03/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?