KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KDI-ja kërkon nga Kuvendi që të ndëshkojë rregullisht deputetët për mospjesëmarrje në seanca
Politikë

KDI-ja kërkon nga Kuvendi që të ndëshkojë rregullisht deputetët për mospjesëmarrje në seanca

Kosova News
Kosova News 15:10 -17/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

nstituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një analizë të bërë ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe nga Kryesia e Kuvendit që t’i gjobisin në mënyrë të rregullt deputetët të cilët nuk marrin pjesë në seanca.

Në analizën e KDI-së është thënë se mungesa e kuorumit në seanca po pengon përmbushjen e funksionit të këtij institucioni.

“Ky problem, tashmë kronik, po e stërngarkon agjendën e Kuvendit, pasi pikat të cilat nuk po arrijnë të miratohen në një seancë po barten në seanca tjera. Për pasojë, jo rrallëherë rendi i ditës së një seance të vetme përmban 30 deri 60 pika për shqyrtim. Vetëm gjatë sesionit pranveror të këtij viti, tri seanca janë ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa nuk ka pasur kuorum për votim në shtatë seanca. Nga praktika e ndërprerjes së seancave, tash e dy javë Kuvendi ka shkuar një hap tutje duke mos organizuar fare seanca për shkak të mungesës së kuorumit. Me mungesë të kuorumit janë përballur edhe komisionet parlamentare. Vetëm gjatë sesionit pranveror kanë dështuar pesë mbledhje të komisioneve si shkak i mungesës së kuorumit. Deputetët që kanë munguar kanë qenë nga pozita dhe opozita ndërsa si arsye herë janë dhënë udhëtimet e deputetëve, por shpesh herë arsyet nuk kanë qenë të ditura. Kur analizohen statistikat e pjesëmarrjes së deputetëve që kur ka filluar sesioni pranveror del se në çdo seancë në listat e nënshkrimeve janë të evidentuar mesatarisht 90 deputetë. Me përjashtim të një seance gjatë muajit prill ku janë evidentuar vetëm 46 deputetë”, thuhet në analizën e KDI-së.

KDI ka thënë se papërgjegjësia e joserioziteti është edhe më i rëndë kur merret parasysh fakti se 40 për qind e deputetëve aktualë janë të zgjedhur për herë të parë.

“Papërgjegjësia e deputetëve për të marrë pjesë rregullisht në seanca, rrjedhimisht për ta përmbushur funksionin si të zgjedhur, është faktori primar. Kjo është theksuar edhe nga ana e kryetarit të Kuvendit gjatë seancës së mbajtur me 19 prill. Ai ka deklaruar se “Me këtë sjellje të papërgjegjshme të deputetëve, kjo legjislaturë mendoj se nuk e meriton të vazhdojë”. Deklarata e lartpërmendur e kryetarit të Kuvendit dëshmon se deputetët të cilët po mungojnë në seanca nuk e kanë njoftuar Kryetarin apo zëvendëskryetarin për arsyet e mungesës së tyre ashtu siç parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Papërgjegjësia dhe joserioziteti i deputetëve është edhe më i rëndë nëse kujtojmë faktin se në këtë legjislaturë, 40% e deputetëve janë zgjedhur për herë të parë. Se deputetët e kanë obligim pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit e ka interpretuar përfundimisht Gjykata Kushtetuese, në rastin e vlerësimit të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit lidhur me zgjedhjen e Presidentit i datës 22 shkurt 2011. Aty Gjykata ka theksuar se të gjithë 120 deputetët e Kuvendit duhet të ndjehen të obliguar sipas Kushtetutës, Ligjit për Deputetët, Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes të marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe të përkrahin procedurat që parashihen aty, por mbi të gjitha, një obligim vis-a-vis për njerëzit e Kosovës që i zgjodhën ata”, thuhet nga KDI-ja.

KDI-ja ka përmendur edhe rastin e Listës Serbe që ka bojkotuar punimet që na viti kaluar, ndonëse kanë ardhur deputetët e rinj të kësaj partie për t’u nënshkruar në një seancë pasi i janë afruar afatit gjashtëmujor të mospjesëmarrjes që do të rezultonte me humbjen e mandatit.

Nga KDI-ja është thënë se me ligj parashihen ndëshkime.

“Kryetari dhe Kryesia e Kuvendit duhet të aplikojnë në mënyrë të rregullt ndëshkimet, sipas legjislacionit në fuqi për deputetët të cilët nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit”, thuhet nga KDI.

KDI ka thënë se ka jotransparencë nga ana e Kuvendit në lidhje me deputetët që mungojnë, ndërsa po ashtu edhe me të dhënat se si kanë votuar deputetët.

“Mungesa e votimit elektronik po e cenon funksionimin transparent por edhe llogaridhënien e Kuvendit. Kështu, vullneti i përfaqësuesve të qytetarëve, i shprehur nëpërmjet votimit individual mbetet i panjohur për qytetarët, meqë Kuvendi nuk po e publikon informatën se si secili deputet ka votuar lidhur me pikat e rendit të ditës, ashtu siç parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Sipas Nenit 61, paragrafi 9 të Rregullores, “Publikimi i votimit me dorë bëhet publike brenda dy (2) ditë pune pas përfundimit të votimit në seancë plenare”, thuhet në komunikatën e KDI-së. Në mënyrë që të rritet transparenca dhe llogaridhënia e Kuvendit dhe e deputetëve individualisht, KDI kërkon nga Kuvendi, që në një afat sa më të shpejtë të mundshëm ta rikthejë votimin elektronik. Në ndërkohë, Kuvendi përveç publikimit të votave kumulative, duhet të bëjë të qasshme për publikun rezultatet e votimit me dorë për secilin deputet individualisht në seancat e Kuvendit”, thuhet tutje në reagimin e KDI-së.

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 17/05/2023 17/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?