KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Katër procese për krime lufte mbesin pezull në Gjykatën e Mitrovicës
Siguri

Katër procese për krime lufte mbesin pezull në Gjykatën e Mitrovicës

Kosova News
Kosova News 22:01 -04/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Asnjë seancë për krime lufte nuk është mbajtur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë që nga viti 2018. Seancat gjyqësore ndaj Zoran Vukotiqit, i cili akuzohet në tre procese të ndara për krime lufte dhe Sylejman Selimit, janë caktuar e më pas janë anuluar, ndër vite.


Artan Qerkini, avokat mbrojtës i Selimit, thotë se me këtë tejzgjatje të rastit, janë duke u shkelur të drejtat e klientit të tij.


“Në aspektin ligjor për organin e akuzës nuk mund të ketë pasoja sepse veprat penale të krimeve të luftës nuk parashkruhen. Por, për klientin tim z. Sylejman Selimi ka pasoja sepse atij nuk po i respektohet e drejta për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm. Rasti i z. Sylejman Selmi është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme vetëm në lidhje me një vepër penale në rastin Drenica 1″.


“Në këtë çështje penale Gjykata Themelore në Mitrovicë dy herë ka caktuar seanca gjyqësore e të cilat ishin anuluar për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë Covid-19. Pas këtij anulimi të seancave gjyqësore rasti i është ndarë një gjyqtari, i cili në ndërkohë është pensionuar”, ka thënë ai.


Se të akuzuarve po u shkelen të drejtat, e thonë edhe në Fondin për të Drejtën Humanitare, të cilët në buletinin e publikuar ditë më parë, kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të ndërmarrin masa të menjëhershme.
Zyrtarë të FDHK-së thonë se kështu u shkaktohet dëm edhe familjarëve të viktimave.


“ Që nga transferimi i kompetencave nga EULEXI tek gjyqësori vendor, pra prej vitit 2018 asnjë seancë nuk është caktuar në këto 4 raste, dhe Fondi për të Drejtën Humanitare përmes monitorimit, dhe përmes gjetjeve ka kërkuar nga KGJK që të ndërmerr masat që këto raste të caktohen sa më shpejtë dhe të caktohet gjykimi”, ka deklaruar Amer Alija nga FDHK-ja, raporton rtvdukagjini.

Ndërkohë, në Ministrinë e Drejtësisë ndonëse thonë se nuk janë përgjegjës për të folur për rastet konkrete, por që Ministria ua ka ofruar të gjitha kushtet për të kryer punën bazuar në ligj.


“Brenda kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë, ne kemi ndërmarrë ato masat e nevojshme për shtimin e numrit të prokurorëve, pra kemi marrë plus katër prokurorë dhe gjashtë bashkëpunëtorë, kemi adresuar ligjin për institutin e krimeve të luftës”, ka deklaruar zëdhënësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.


Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë vitit 2022 janë mbajtur 21 seanca për krime lufte në gjykatat në Kosovë, në shkallën e parë dhe të dytën, e janë arrestuar tre të dyshuar për krime lufte.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kosova News 04/02/2023 04/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?