Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se ka lindur foshnja e parë në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në vitin 2023.
Kurti thotë se foshnja bashkë me nënën e saj janë shëndosh e mirë.
Po ashtu, ai falënderon mjekët e infermierët që po punojnë me shumë përkushtim në këtë ndërrim motmotësh.
“Katër minuta pas mesnate lindi Dua Rrustemi, foshnja e parë në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në vitin 2023. Bashkë me nënën e saj Elonën janë shëndosh e mirë. Uruam edhe babain Arbënorin dhe falenderuam mjekët e infermieret që po punojnë me shumë përkushtim në këtë ndërrim motmotesh”, shkroi Kurti në Facebook.


