KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Katari e Franca ndërmjetësojnë një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit
Botë

Katari e Franca ndërmjetësojnë një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit

Kosova News
Kosova News 09:46 -17/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Katari dhe Franca kanë ndërmjetësuar një marrëveshje me Izraelin dhe grupin islamik palestinez Hamas për të ofruar mjekim urgjent për rreth 45 pengje izraelitë që po mbahen nga grupi në Gaza në këmbim të ndihmës humanitare dhe mjekësore për civilët më të cenueshëm.

Të dy vendet thanë se ndihma do të nisej nga Katari për në Egjipt të mërkurën përpara se të kalonte përmes pikës kufitare Rafah.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari tha në një deklaratë se marrëveshja do të nënkuptojë se “ilaçet së bashku me ndihmat e tjera humanitare do t’u dërgohen civilëve në Rripin e Gazës, në zonat më të prekura dhe më të cenueshme, në këmbim të dërgimit të mjekimeve të nevojshme për pengjet izraelite në Gaza”.

Al-Ansari e nuk dha detaje se sa ndihma apo çfarë ndihme do t’u dërgohej civilëve.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se dy avionë të Forcave Ajrore të Katarit do të uleshin të mërkurën në Egjipt me ilaçe të blera në Francë bazuar në një listë izraelite.

Më parë, Philippe Lalliot, kreu i qendrës së krizës në ministrinë e jashtme të Francës, e cila organizon përpjekjet për ndihma, tha se negociatat kishin vazhduar për javë të tëra dhe ideja fillestare kishte ardhur nga familjet e disa prej pengjeve izraelite.

Secilit prej 45 pengjeve do t’i dorëzoheshin paketa specifike mjekësore për disa muaj, të cilat u grumbulluan në Francë. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të koordinojë në terren.

Franca ka ende tre shtetas të mbajtur në Gaza, por asnjëri prej tyre nuk ka nevojë urgjente për mjekim, tha Lalliot.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 17/01/2024 17/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 25°
58%
Fri
24 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C

Lajmet e Fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight”
22:29 -17/07/2026
Serwer: Nëse Vuçiqi nuk do të pajtohej me Paunoviqin, ai do ta shkarkonte atë
22:28 -17/07/2026
Arrestohen tre persona, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milion euro
21:53 -17/07/2026
Eurodeputeti gjerman Gahler: Pres që ministrja serbe Paunoviq të shkarkohet
21:49 -17/07/2026
Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?