Edvin Kuc, është ftuar nga Kombëtarjan e Malit të Zi, për ndeshjet e muajit nëntor.
Kapiteni i Ballkanit, u ftua për herë të parë gjatë muajit të kaluar ku shkëlqeu në ndeshjen miqësore ndaj Lebanonit, ku shënoi dy gola, dhe ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Serbisë.
Paraqitjet e mira me Ballkanin në Superligën e Kosovës dhe Conference League kanë bërë që Kuc të ftohet përsëri te Mali i Zi,
Mali i Zi do të jetë nikoqire e Lituanisë me 16 nëntor, ndërsa pas tri ditëve luan si mysafire e Hungarisë.