Një rekord prej 22 ton kokainë është kapur gjatë një operacioni në Ekuador, raportojnë mediat e huaja, një nga kapjet më të mëdha të drogës.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ushtria ka deklaruar se droga, e cila ishte e ndarë në plot 733 pako, kishte si destinacion Azinë, Evropën dhe Amerikën. Siç bëhet e ditur, janë dashur gjashtë muaj monitorim dhe hetime deri në kapjen e sasisë së kokainës.
Të dielën forcat e armatosura të Ekuadorit kanë postuar video në platformën “X” që tregonin pirgje të mëdha pakosh të mbështjella me mbështjellës plastik, disa prej të cilave kishin etiketa që mbanin emrat e linjave ajrore kryesore, në një vend në qytetin qendror ekuadorian të Vincennes.
Konfiskimi vjen pasi zyrtarë të lartë amerikanë pritet të vizitojnë vendin, duke kërkuar lidhje më të forta në luftën kundër krimit, mes një goditjeje ushtarake ndaj bandave të nisur nga qeveria ekuadoriane, në të cilën 2700 persona janë arrestuar brenda 13 ditëve.
Sekuestrimi i së dielës tejkalon 9.6 tonë kokainë të zbuluar në vitin 2021 pas një muri të rremë në qytetin bregdetar të Guayaquil, i destinuar për t’u dërguar në Meksikë dhe SHBA, të cilat autoritetet vlerësuan atëherë se mund të sillnin tregtarët e drogës rreth 450 milionë dollarë. /TCh


