KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kapen 260 kg drogë, arrestohen katër të rinj rumunë në Shqipëri
Rajon

Kapen 260 kg drogë, arrestohen katër të rinj rumunë në Shqipëri

Kosova News
Kosova News 23:12 -13/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Shqipëri, policia e Vlorës, njoftoi të hënën në mbrëmje se ka sekuestruar 260 kilogram marijuanë si dhe dy automjete, Camper-a, ku ndodhej e fshehur droga. Janë arrestuar 4 të rinj rumunë të moshave nga 20 deri 24 vjeç, të cilët po udhëtonin me to, drejt Greqisë.

Në kërkim janë shpallur 5 shtetas shqiptarë të cilët dyshohen të jenë bashkëpunëtorë të tyre.

Operacioni i koduar “Camper”, u koordinua nga Prokuroria e Vlorës, dhe në të u angazhuan dhe forcat policore të Sarandës dhe Himarës.

Sipas Drejtorit të Policisë së Vlorës, Ermal Muçaj “nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit rumunë, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marrë me qira campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej”.

Sasi e marijuhanës u gjet në ndarje të fshehta, të përshtatura artificialisht, brenda të dy automjeteve që po ashtu ishin me targa rumune.

Për arsye të hetimit, policia nuk dha gjeneralitetet e bashkëpunëtorëve shqiptarë të përfshirë në këtë aktivitet.

Kultivimi i marijuhanës, kryesisht për qëllime trafikimi jashtë vendit, vijon të mbetet një fenomen shqetësues, pavarësisht rënies së sipërfaqeve të mbjella.

Nëntorin e kaluar policia zbuloi 870 kilogramë cannabis sativa në një serë në një fshat të Beratit. Ndërkohë që duket se tani po trafikantët po synojnë edhe të ashtuquajturat “shtëpi bari”, për kultivimin e marijuhanës./VOA

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 13/03/2023 13/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?