Policia ka arrestuar një 28-vjeçari të cilin po e kërkonte për kanosjen e një zyrtari policor më 16 prill.
Më 16 prill, policia ishte njoftuar se i dyshuari kishte kanosur në Facebook zyrtarin.
Prej atëherë, kanë nisur hetimet.
Hetuesit kanë arritur që të mërkurën ta identifikojnë të dyshuarin A.A., dhe ta arrestojnë.
Në intervistimin nga policët, i dyshuari ka pranuar se ka kanosur zyrtarin policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Pas një punëve intensive hetimore, mbledhjen e informacioneve në terren, hetuesit rajonal kanë arritur që të identifikojnë dhe me datën 10.05.2023 rreth orës 16:00 kanë arrestuar të dyshuarin A.A (M/K) i moshës 28 vjeçar, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Kanosje’, të cilin më pas e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës ka pranuar se ka kryer kanosjen dhe me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.


