Policia e Kosovës njofton se është arrestuar A.D (48-vjeçar) nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale e ka kanosur një gjykatëse.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar të mërkurën.
“Sektorit i Hetimeve Rajonale në Prizren, pas pranimit të informatës për një rast” te veprës penale ,,KANOSJE” , reagimi policor ka qenë i menjëhershëm nga ana e hetuesve policor lidhur me rastin ku sot me 07.02.2024, kane arritur ta lokalizojnë vende ndodhjen dhe te arrestojnë te dyshuarin: A D viti i lindjes 1976 m/sh/k , i cili e nëpërmes rrjeteve sociale kishte kanosur gjyqtaren”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se ka kanosur gjykatësen nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar më herët për një rast tjetër.
“Te gjitha këto veprimet janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin kujdestar. Në konsultim me Prokuroren e rastit i dyshuari është dërguar për ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.


