KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kandidati për kryetar të LDK-së, Faton Bislimi kritikon udhëheqjen aktuale të partisë: Ka devijuar nga idealet e Rugovës
Politikë

Kandidati për kryetar të LDK-së, Faton Bislimi kritikon udhëheqjen aktuale të partisë: Ka devijuar nga idealet e Rugovës

Kosova News
Kosova News 08:32 -15/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Faton Bislimi të hënën ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bislimi ka thënë se 19 nëntori, kur mbahet Kuvendi i Dhjetë i LDK-së, do të jetë ditë e veçantë për rrugëtimin e partisë.

Ai ka theksuar se kandidatura e tij është e mirëmenduar dhe se beson se LDK-ja duhet rikthyer në idealet e veta. Sipas tij, LDK-ja e ka humbur fokusin që kishte dikur.

“Në vendimin tim për kandidaturë i kam dhënë arsyet, është vendim i mirëmenduar, që rrjedh nga e kaluara ime politike, sidomos prej datës 24 maj 2023 kur ndava rrugët me lidershipin e LDK-së sepse besoja se LDK-së i duhet një lidership që përbashkon dhe nuk ndahet nga rruga e trasuar mirë. Besoj shumë se rruga më e sigurt e rikthimit të LDK-së aty ku e ka vendin është rruga r vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare të LDK-së të trasuar që nga koha e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Devijimi nga kjo trase nuk i shërben identitetit të LDK-së”, ka thënë ai.

Bislimi ka deklaruar se lidershipi aktual i LDK-së ka lënë jashtë aktivitetit politik njerëz që kanë dhënë shumë kontribut, e ka sfiduar identitetin thelbësor të partisë.

“Sikur të kishte ndodhë reforma që e kemi shpresuar, ndryshimi pozitiv, problemi madhor që ka LDK-ja sot është se kemi lënë jashtë strukturave, aktivitetit, mirëbesimit në LDK një pjesë të madhe të njerëzve që kanë dhënë kontribut, kanë derdhë djersë për këtë LDK, për LDK-në që njerëzit kanë shkuar edhe me jetë, dhe ne sot pretendojmë se mund ta tejkalojmë këtë histori dhe të ndërtojmë diçka të re që për mendimin tim e sfidon identitetin thelbësor të LDK-së”, ka theksuar ai.

Bislimi është shprehur se LDK-ja po bën edhe opozitë të dobët.

“Kemi një lloj doze të pasigurisë në vetveten tonë, ne jemi të ngathët edhe në opozitë edhe në veprimet politike, këtë duhet ta heqim qafe. Ka pasiguri në veprimet që ndodhin, idealet për të cilat qëndron LDK-ja sepse ka pasur një rrëshqitje të madhe nga ajo që njerëzit e asocojnë me LDK-në”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Sipas tij, procesi zgjedhor për kryetar të partisë që nga fillimi ka qenë i kontrolluar rreptësishtë.

“Ky proces zgjedhor që nga fillimi deri tani ka pasur sfidat e veta, nëse më thoni një degë ku LDK-ja ka pasur një kundërkandidat ma thoni sepse unë nuk e kam parë. Absolutisht i kontrolluar”.

Bislimi ka thënë se nuk është marrë parasysh nga lidershipi aktual i LDK-së kur ua ka komunikuar shqetësimet e tij mbi partinë.

“Realisht ndarja ime me lidershipin e LDK-së ka ndodhë në verën e vitit 2022, por kam heshtë me besimin se në ndërkohë gjërat do të përmirësohen. Po, kam komunikuar. S’ka pasur përgjigje asnjëherë. Kam qenë një lloj zëri i vetmuar”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Kosova News 15/11/2023 15/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së
15:41 -11/05/2025
Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës
14:43 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?