KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kanceri i qafës së mitrës, gati për vaksinimin e vajzave të klasave të 6-ta
Shëndetësi

Kanceri i qafës së mitrës, gati për vaksinimin e vajzave të klasave të 6-ta

Kosova News
Kosova News 11:46 -10/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Për herë të parë në Kosovë gjatë muajit shkurt fillon vaksinimi nëpër shkollat fillore për vajzat e klasës së gjashtë kundër kancerit të qafës së mitrës. Nga Institucionet shëndetësore thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij vaksinimi, me qëllim të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës.

Vaksina, Human Papilloma Virusit, është vaksina që mbron  vajzat nga kanceri i qafës së mitrës dhe është mburoja kryesore kundër sëmundjeve që parandalon mbi 90 % të kancereve të shkaktuara nga HPV, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Faik Hoti nga ky institucion thotë për Radio Kosovën, se së shpejti gjatë këtij muaji pritët që në shkolla të Kosovës të vaksinohen vajzat e klasave të 6-ta më vaksinën kundër HPV.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet sa i përket vaksinimit të rregullt që pritet të fillojë nga mesi i këtij muaji nëpërmjet shkollave. Janë njoftuar edhe prindërit edhe kujdestaret ligjor ka dhe fushata ndergjegjsuse për rëndeshin e kësaj vaksine. Kjo vaksinë ka për qëllim primar parandalimin e kancerit të qafës së mitrës të gratë gjegjësisht të femrat që është një patologji mjaftë e shpeshtë”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se në Kosovë në kalendarin e vaksinave, janë shtuar edhe tri vaksina te reja, ku njëra prej tyre është vaksina parandaluese kundër kancerit të qafës së mitrës  e që në Kosovë do të filloj gjatë këtij muaji të vaksinohen në shkolla vajzat e moshës 12 vjeçare.

“Vaksina HPV, që ndryshe njihet si vaksina parandaluese e kancerit të qafës së mitrës,  nga ky vit do të vaksinohen fëmijët tanë gjegjësisht vajzat e klasës se gjashtë,të vaksinohen dhe ti parandalojnë problematikat të cilat mund të jenë  ndonjëherë edhe fatale për pacientet në raste te caktuara”, theksoi ai.

Ndërsa mjeku specialist në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinës, Naim Sveçla, ka thënë për Radio Kosovën se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se shumë shpejt do të fillojnë me  vaksinimin nëpër shkolla me vaksinën HPV.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 10/02/2024 10/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?