KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kanadaja e ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare
Ballina

Kanadaja e ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare

Kosova News
Kosova News 09:01 -28/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kanadaja ka thënë se do të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok në të gjitha pajisjet qeveritare, duke nisur nga dita e martë.

Ky vendim vjen pas një rishikimi që i kanë bërë këtij aplikacioni zyrtarë qeveritarë për informacion.

Qeveria kanadeze ka thënë përmes një deklarate se ky aplikacion “paraqet nivel të pashembullt të rrezikut për privatësinë dhe sigurinë”.

Përfaqësues të TikTok-ut kanë thënë se kompania është e zhgënjyer me këtë vendim.

Ky vendim vjen disa ditë pasi edhe Komisioni Evropian e ka prezantuar një ndalesë të ngjashme.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se ekzistojnë mjaftueshëm shqetësime për sigurinë e këtij aplikacioni.

“Ky mund të jetë hapi i parë, ky mund të jetë hapi i vetëm që na duhet ta marrim”, ka thënë ai në një konferencë për media në Toronto.

TikTok-u është kritikuar edhe në të kaluarën për përdorimin e informacionit personal, dhe për lidhjet me Qeverinë kineze.

Ky aplikacion i formatit me video të shkurtra është në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance.

Punëtorëve federalë në Shtetet e Bashkuara u është ndaluar përdorimi i TikTok-ut vitin e kaluar.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 27 shkurt se agjencitë qeveritare kanë 30 ditë kohë për ta fshirë aplikacionin nga të gjitha sistemet.

Edhe një numër i universiteteve amerikane e kanë ndaluar përdorimin e aplikacionit prej rrjeteve të veta.

Ndalesa më të mëdha publike janë zbatuar në Indi dhe në disa shtete aziatike.

Vetë zyrtarë të TikTok-ut insistojnë se Qeveria kineze nuk ka qasje në të dhëna, dhe se një version kinez i aplikacionit funksionon ndaras prej atij që përdoret në pjesën tjetër të botës.

Megjithatë, ata e kanë pranuar vitin e kaluar se një pjesë e stafit në Kinë mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve në Evropë.

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme

Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi

Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit

Izraeli sulmon godinën e televizionit shtetëror të Iranit

Epokës së çarmatimit bërthamor ‘po i vjen fundi’, paralajmëron SIPRI

Kosova News 28/02/2023 28/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Inter shumë pranë transferimit të sulmuesit premtues të Serie A
21:32 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?