KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kamberi: Prioritet i yni integrimi dhe zgjidhja e problemeve të shqiptarëve
Politikë

Kamberi: Prioritet i yni integrimi dhe zgjidhja e problemeve të shqiptarëve

Kosova News
Kosova News 17:55 -14/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e ri të Serbisë Shaip Kamberi tha sot për RTK-në, se pas fillimit te konsultimeve me Presidentin Vuçiq ka bërë të ditur që prioriteti i Koalicionit nga Lugina nuk është që të jetë pjesë e qeverisë së re të Serbisë, por integrimi dhe zgjidhja e problemeve shumëvjeçare të shqiptarëve.

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e ri të shtetit serb, gjatë një interviste dhënë RTK-së ka sqaruar se gjatë ditës së sotme i ka kërkuar Presidentit serb që Republika e Serbisë t’i pranojë shqiptarët e Luginës së Preshevës si qytetarë të barabartë, të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese dhe ligjore, dhe t’i zgjidhë problemet duke bashkëpunuar me përfaqësuesit shqiptarë.

Ai më tutje ka sqaruar se kërkesat me shkrim për planin shtat-pikësh i janë dorëzuar presidentit të Serbisë.

“Këto janë kërkesat e vjetra, që burojnë nga marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë më 2001, 2009 dhe 2013, dhe të cilat nuk po realizohen”  tha Kamberi.

“Pika qëndrore është integrimi në institucionet shtetërore dhe publike, zhvillimi ekonomik, çështja e diplomave, e pasivizimit si dhe realizimit të marrëveshjeve të deritashme të cilat janë nënshkruar nga qeveritë e mëparshme të Serbisë. Prioriteti jonë në këto momente është që ne të fillojmë me integrimin, duke filluar nga institucionet qëndrore e po ashtu edhe ato të nivelit lokal dhe rajonal”, tha Kamberi për RTK-në

Ai më tutje shtoi se akoma nuk kanë arritur që të jenë të integruar në nivelin qendror, meqë deri më tani nuk kanë arritur as integrimin në nivelin lokal.

Ndërkohë që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tashmë ka nisur konsultimet për mandatin e qeverisë së re me një takim me deputetin e vetëm shqiptar ne Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

I pyetur për ofertën që të jetë pjesë e qeverisë Kamberi tha se prioriteti i komunitetit shqiptar është integrimi dhe participimi adekuat ne komunat ku jetojnë.

“Nuk është prioriteti ynë, çfarëdo oferte të jetë të jemi pjesë e qeverisë, por që të kemi integrim në institucionet  që veprojne në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë,  duke respektuar normat dhe legjislacionin e brendshëm e atë ndërkombtar, i cili garanton participim adekuat, të barabartë të pakicave nacionale në institucione të shtetit në ato komunat ku ato jetojnë”, thekson Kamberi.

Ai tani pret përgjigje nga Vuçiqi për kërkesat e shqiptarëve duke shtuar se me rëndësi është që të intensifikohet një dialog që Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nisur me Ministrinë për të drejtat e njeriut.

“Ne i bëmë me dije presidentit se nuk është hera e parë që marrim pjesë në konsultime, në zgjedhjet parlamentare, dhe që të kemi mandat në Kuvend. Por në asnjë rast nuk kemi pasur kurrë ofertë te jemi pjesë përbërëse e qeverisë”, deklaroi Kamberi

“Nëse në këtë shtet ka disponim të bëhet diçka për ato komuna tani është momenti të bëhet “ -ka shtuar pos tjerash Kamberi /rtk/

Gjithashtu lexoni:

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë

Deputetja Statovci tregon nëse e pengoi Guxo koalicionin VV-Nisma

Krasniqi: Bllokada po e dëmton shtetin, PDK-ja ka ofruar zgjidhje

TAGGED: Shaip kamberi
Kosova News 14/07/2022 14/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
21:53 -05/06/2025
Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore
21:37 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?