Politikani shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka njoftuar se me partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” janë takuar me kkryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Kamberi shkruan se “shqiptarët e diskriminuar të Luginës nuk duhet e nuk guxojnë të mbesin pa zë përfaqësimi e pa përfaqësim të zëshëm”.
Ai shton se kryeministrin Kurti e njoftuan për rëndësinë e vazhdimit të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament.Në zgjedhjet e 17 dhjetorit, “të vazhdohet përfaqësimi i drejtë e i denjë atje”- shkruan Kamberi.Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor.

