KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon
Politikë

Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon

Kosova News
Kosova News 14:18 -05/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë sjellje të zakonshme “të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon”. 

Kamberi i është referuar kërcënimit të Vuçiqit që ta përdorë njësitin “Kobra” për t’i shuar protestat studentore, e po ashtu kërcënimit ndaj mësimdhënësve.  

“Vuçiq dhe pushteti deri tash i pakontrolluar i tij, po përballen me krizën më serioze. Ai po sheh se studentët e rebeluar, nuk e dëgjojnë, se shumë shtresa të shoqërisë po e kërcënojnë me padëgjueshmëri. I gjendur në rrethana të cilat nuk ka hasur deri më tani, ai po shfaq pasiguri deri në atë masë që kërcënon mësimdhënësit se në ‘gjysëmvjetorin e dytë do t’i përjashtojë nga puna’, kërcënon protestuesit me përdorimin e njësitit special ‘Kobra’.  Por, gafa e tij më e madhe ishte kërcënimi me të ashtuquajturit ‘lojalistët e SNS’ siç i quan ai, për të cilët thotë se ‘janë mbi 17 mijë’,  se  ‘tubohen në kishë’, se ‘janë prorus’, që dmth putinistë.  Lojalistët, ashtu siç i ka prezantuar vetë Vuçiq, janë garda e tij pretoriane, të ‘gatshëm për të derdhur gjak që të mos lejojnë ndryshimin e pushtetit’. Kërcënimet janë sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon, por, akoma duke shpresuar në kërcënimet absurde, mendon se do ta ruajë pushtetin e tij”, ka shkruar Kamberi në Facebook. 

Kamberi ka thënë se Vuçiqi, për ta larguar vëmendjen, ka lansuar sulme edhe ndaj Kosovës e Kroacisë, e po ashtu Sarajevës e Podgoricës. 

“Kurti e Prishtina, Plenkoviqi e Zagrebi, Sarajeva e Podgorica, janë shndërruar në frazën e tij të përditshme në tentativën e tij për t’i fshehur autorët e vërtetë të tragjedisë së Novi Sadit.  Refuzimi kryeneç për të marrë mbi vete dhe regjimin e tij përgjegjësinë për tragjedinë e ndodhur, po e përballin Vuçiqin me kundërshtarë gjithnjë e më të shumtë të shtresave të ndryshme”, ka shkruar Kamberi.

Gjithashtu lexoni:

Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore

Osmani: Serbia ende po e fsheh vendndodhjen e rreth 1.600 personave të zhdukur

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kosova News 05/01/2025 05/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?