KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kaltrina Halilaj, gjyqtarja më e re në Gjykatën Themelore të Gjakovës
Lajme

Kaltrina Halilaj, gjyqtarja më e re në Gjykatën Themelore të Gjakovës

Kosova News
Kosova News 16:17 -25/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Gjakovë, gjatë ditës së sotme ka prezentuar gjytaren e re të kësaj gjykate, Kaltrina Halilaj.

Në postimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë bëhet e ditur se Halilaj është një figurë e re dhe premtuese në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës, duke shërbyer si gjyqtare në Gjykatën Themelore të Gjakovës. Me një përkushtim të palëkundur ndaj drejtësisë dhe një rrugëtim profesional të ndërtuar mbi punë të palodhshme, ajo ka krijuar një profil të dalluar në fushën juridike.

Halilaj rrugëtimin e saj akademik e nisi në vitin 2013, kur ajo hapi dyert e së ardhmes në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Me pasion dhe përkushtim, i përfundoi studimet në shtator të vitit 2017, për t’i vijuar më tej studimet edhe në nivelin pasuniversitar.

Ndërsa hapat e parë në rrugëtimin profesional, Halilaj i hodhi në vitin 2018, kur nisi një praktikë njëvjeçare në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku njohu nga afër mekanizmat e drejtësisë, por edhe dëshmoi veten si një juriste e përkushtuar.

Tutje, pas përfundimit me sukses të provimit të jurisprudencës më 16 dhjetor 2021, ajo vijoi rrugëtimin e saj duke marrë postin e bashkëpunëtores profesionale në qershor të vitit 2022. Përkushtimi dhe puna e palodhshme e saj kulmuan më 26 gusht 2024, kur ajo u emërua Gjyqtare e Republikës së Kosovës, duke marrë përsipër trajtimin e lëndëve nga lëmia civile.

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar

Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës

Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…

Kosova News 25/03/2025 25/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore
00:35 -09/05/2025
Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë
23:53 -08/05/2025
“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar
23:43 -08/05/2025
Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës
23:15 -08/05/2025
Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…
23:11 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?