Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës me 30 pika në shqyrtim, të cilat janë të papërfunduara nga seancat e 8 dhe 14 shkurtit.
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ky projektligj garanton sistem të integruar të arkitekturës së sigurisë dhe rrit nivelin e gatishmërisë për t’i dalë ballë rreziqeve.
“Përmes këtij projektligji do të rregullohet mënyra e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të strukturave të sigurisë”, ka thënë Sveçla.


