MPB njofton se kanë ngritur kallëzim penal ndaj një të mituri për shkak se dyshohet se ka kontrabanduar imigrantë.
“Njësia për krime ndërkufitare, migrim, të huaj dhe ripranim Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal kundër një të mitur nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Më datë 15.04.2025 në afërsi të f. Mërzenci, Gjevgjeli, nëpunës policorë kanë kryer kontroll në veturën Hyundai, të cilën e drejtonte ai, me targa të Shkupit që i takojnë një veture tjetër, me ç’rast janë gjetur shtatë emigrantë nga Egjipti”, njoftojnë nga MPB./