Oda e Farmacistëve të Kosovës ka njoftuar se Kadri Bytyqi është zgjedhur kryetari ri i OFK-së, gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit të OFK-së, Byqtyqi në marrjen e mandatit të ri, është zotuar për avansimin e sektorit farmaceutik në sistemin shëndetësor si dhe në shoqërinë kosovare.
Gjithashtu, Bytyqi ka falenderuar ish-kryetaren e OFK-së, Kelmendin për punën e saj të deritanishme në këtë institucion.