KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Ka vdek ky majmun” – Halitjaha pyetet se a e njeh njeriun që e torturoi gjatë luftës
Siguri

“Ka vdek ky majmun” – Halitjaha pyetet se a e njeh njeriun që e torturoi gjatë luftës

Kosova News
Kosova News 14:57 -13/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka vazhduar të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Ai u pyet nga ZPS-ja për disa emra, të cilëve iu mbrojt identiteti.

Halitjaha tha se disa nga këta persona e kanë torturuar gjatë kohës së luftës, dhe se ai ka shërbyer si sekretar në sekretariatin e Prizrenit.

“A e njihni emrin te 54-ta, sërish pa thënë emra?”, pyeti prokurori.

“Po si mos ta themi emrin z. Prokuror se këta na kanë rrahë na kanë shkoq me dru, ne s’ia themi as emrin, ka vdek ky majmun. Ka qenë 10 vite sekretar i sekretariatit sekret të Prizrenit”, u përgjigj Halitjaha.

Halitjaha po ashtu i përmendi edhe emrat e disa shqiptarëve të cilët ai pretendon se e kishin torturuar në burgun e ish-Jugosllavisë.

“Kam parë një listë te ju me emrat e njerëzve të shërbimit sekret jugosllav, nga ata kam njohur Vesel Krasniqin, Latif Dullën dhe disa të tjerë që më ka torturu mu në burgun jugosllav. Në të njëjtën listë kam parë emrin e Jakup Muharremajt, që s’ka pasur lidhje me ta”, tha ai.

Sadik Halitjaha paraqitet në Hagë dhe dëshmon në rastin e ish- krerëve të UÇK-së

ZPS-ja pyet Halitjahën lidhur me zinxhirin komandues, ai përmend Demaçin

Prokurori James Pace e ka pyetur dëshmitarin Sadik Halitjaha lidhur me disa pjesë të librit të tij “Ne ishim e ardhmja”. Pyetje ai i ka parashtruar lidhur me fjalët që i shkroi për hierarkinë e UÇK-së.

“Në paragrafin e dytë thuhet: në UÇK është respektuar zinxhiri komandues që nga Shtabi i Përgjithshëm, komandantët e Zonave, komandantët e Brigadave, komandantët e Batalionit, komandantët e kompanive, komandant togu dhe komandant skuadre. Ky zinxhir komandimi ishte shumë i zbatuar dhe i përcaktuar me rregullore të brendshme, me rregullore rreshtore e disiplinore. Edhe pse nuk kishin grada komandantët ishin të njohur për të gjithë nga autoritetet për nga fama e tyre, por edhe nga trimëritë e tyre që ishin shndërruar gati në legjenda. Në asnjë mënyrë komandantët nuk ishin të privilegjuar, përkundrazi kishin më shumë përgjegjësi dhe ishin gjithmonë më të rrezikuarit. A është i saktë ky informacion dëshmitar”, pyeti Pace.

Dëshmitari Sadik Halitjaha u përgjigj se Shtab të Përgjithshëm gjatë luftës e llogariste Adem Demaçin dhe se zinxhiri komandues ishte i fortë nga komanda e Zonës Operative e deri te skuadrat lokale.

“Është e saktë, desha të shtoj se nga Shtabi i Përgjithshëm nuk kemi pasur urdhra me shkrim dhe nga Shtabi i Përgjithshëm nuk kemi pasur protokolle mes zonës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Këto rregulla, krejt këtu çka shkruhen janë shumë të vërteta që nga niveli i zonës deri në nivelin e skuadrës është punuar me rregullore sepse rregulloret i ka nxjerrë zona. Rregulloret i kemi bërë ne. Unë edhe Halil Qadraku me S1-shin Vesel Maliqin dhe kështu ka funksionuar vërtetë zinxhiri komandues. Po të kishte urdhëra të cilatdo qofshin ato nga Shtabi i Përgjithshëm, që ne më shumë kemi pritur nga Adem Demaçi sepse për mua ka qenë idol Adem Demaçi. E kam ditur se ai është duke e drejtuar luftë. Ai ka thënë që të mos takohemi me gazetarë pa lejen e tij, s’jemi takuar pa lejen e tij. Çdo gjë e kemi pritur nga ai përndryshe nuk ka pasur urdhër protokolues nga asnjëra palë. Zinxhiri komandues në nivel të zonës në nivel të skuadrës dhe deri në zonë ka shkuar shumë mirë”, tha Halitjaha.

Gjithashtu lexoni:

Tentim vrasje në Viti

Policia jep detaje ku një punëtori i Pastrimit u godit nga vetura

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës

Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…

Kosova News 13/11/2023 13/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

LDK-ja mbledh nënshkrimet për anulimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës
10:57 -09/05/2025
S’ka konstituim të Kuvendit as pas 13 përpjekjeve
10:36 -09/05/2025
AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit
10:29 -09/05/2025
Murati: Seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e Komisionit për votim të fshehtë
10:16 -09/05/2025
Faton Peci: Albulena Haxhiu nuk është problem, LDK dje e tha se nuk votojmë kandidat të VV-së
09:51 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?