KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ka panik të madh për TikTok-un dhe kjo mund ta përshpejtojë fundin e internetit që ne njohim
Teknologji

Ka panik të madh për TikTok-un dhe kjo mund ta përshpejtojë fundin e internetit që ne njohim

KosovaNewss
KosovaNewss 20:58 -29/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga: Emily Taylor / The Guardian

Shefi ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Zi Chew, gjatë marrjes në pyetje – për pesë orë nga Kongresi amerikan – zbuloi atë që Huawei mund t’ia kishte thënë gjatë gjithë kohës: të jesh në pronësi të një kompanie kineze, kjo është gjë e keqe për biznesin.

Në fakt, gjatë gjithë kohës paniku për TikTok-un është goxha shumë si ai për Huawei-n dhe 5G-në. Rreziqet e sigurisë dhe të privatësisë janë të mundshme, por kryesisht pa prova. Ajo që bëhet fjalë, në të vërtetë, është besimi, tregtia dhe gjeopolitika.

Seancat dëgjimore në ShBA u zhvilluan në kohën kur Mbretëria e Bashkuar e zgjati ndalesën e saj për TikTok-un në asetet parlamentare, pasi fillimisht e ndaloi aplikacionin nga telefonat e punës të zyrtarëve të qeverisë qendrore. Kanadaja, BE-ja dhe disa shtete anëtare i kanë zbatuar ndalimet e pjesshme.

- Reklamë -

Megjithatë, në vend që ta shohin këtë moment si mundësi për të analizuar se pse shoqëritë demokratike i kanë lejuar kompanitë e teknologjisë që ta bëjnë mbledhjen e përhapur të të dhënave dhe monitorimin e standardeve, politikëbërësit po nxitojnë dhe ka të ngjarë – përmes ndalimeve që janë të pakëndshme për traditën liberale demokratike – ta përshpejtojnë fragmentimin e Internetit.

TikTok-u fiton para duke i mbledhur të dhënat për përdoruesit e vet dhe duke i ushqyer ata pikërisht me atë për çfarë ata janë profilizuar të reagojnë, përfshirë mallrat dhe shërbimet e reklamuesve. Ky është modeli i biznesit – i çdo platforme të mediave sociale pa pagesë – dhe TikTok-u është sidomos i mirë me këtë. Gati 70 për qind e adoleshentëve amerikanë e përdorin aplikacionin, ndërsa vetëm 30 për qind e të njëjtës grupmoshë e përdorin Facebook-un. Sipas disa vlerësimeve, të rinjtë e hapin aplikacionin deri në 19 herë në ditë.

Politika e privatësisë – prej pesë mijë fjalëve – e kompanisë, përcakton me detaje të zymta se sa të dhëna janë mbledhur: në thelb, gjithçka. Kushtet janë gjithashtu të qarta në lidhje me përdorimin e atyre të dhënave për të personalizuar dhe përshtatur kontentin, për t’i përmbushur blerjet, për t’i personalizuar reklamat dhe për ta matur efektivitetin e tyre.

Por, modeli i biznesit që TikTok-u e ndan me rivalët amerikanë, nuk duket se i shqetëson aq shumë politikëbërësit. Shqetësimet e tyre janë se me kë ndahen këto të dhëna. Kompania mëmë e TikTok-ut, ByteDance, është kineze – dhe shqetësimet për sigurinë janë reale. Ekziston një sundim i dobët i ligjit në Kinë, ka shqetësime për të drejtat e njeriut në lidhje me shtypjen e myslimanëve ujgurë dhe për përdorimin e teknologjisë për të zbatuar konformitetin social dhe politik për të menduarit. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime për ligjet e sigurisë kombëtare, të cilat i detyrojnë kompanitë t’i ndajnë të dhënat me qeverinë. Vendosini së bashku të gjitha të dhënat, përfshirë pajisjen, vendndodhjen, adresën IP, përmbajtjen e shikuar, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e përdorimit, pastaj angazhimin me përdoruesit e tjerë dhe një shtet autoritar, dhe e keni një përzierje djegëse.

Gjithashtu, nuk mund t’i harrojmë mësimet e nxjerra nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në ShBA dhe referendumin e Brexit-it, të cilat tregojnë se akterët armiqësorë munden dhe i manipulojnë algoritmet e dizajnuara për reklama dhe i përmbysin ato për qëllime politike. Me TikTok-un, ku popullata e përdoruesve është e re dhe e ndjeshme ndaj shfrytëzimit dhe manipulimit (qoftë ndaj terrorizmit, radikalizimit politik apo ankthit të dëmshëm për imazhin e trupit), këto rreziqe janë akute.

Derisa ndalimet rriten, TikTok-u ka nxituar t’i zbatojë masat e ndërtimit të besimit. Duken bindëse detajet e iniciativave si Project Clover në BE dhe Project Texas në ShBA. Të dhënat e përdoruesve do të mbahen në vend, në BE ose në ShBA, praktikat e të dhënave do të verifikohen nga palët e treta të besuara – si Oracle në ShBA – dhe do të ketë një kufi për t’i paracaktuar 60 minutat para ekranit për të rinjtë.

Por, ashtu si me Huawei-n, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme, sepse kjo nuk ka të bëjë kurrë me detajet. Siç u bë e qartë nga pyetja agresive e Kongresit ndaj CEO-s të TikTok-ut, ku ai shpesh ndërpritej dhe tentohej të bindej, politikëbërësit amerikanë nuk mendojnë se kanë nevojë për më shumë informacione. Ata duan ta komunikojnë mosbesimin e tyre ndaj Kinës, në kontekstin e përkeqësimit të tensioneve gjeopolitike dhe ekonomike.

Ky është një lajm i keq për internetin. Në vitet e para, infrastruktura e përbashkët fizike dhe arkitektura e lehtë digjitale ndërvepruese u ndien si një e mirë e përbashkët publike. Të gjithë, pavarësisht nga dallimet e tyre politike, kishin interes të hynin në internet.

Sot, shtyllat e gjeopolitikës shtrihen në shtresat më të thella të arkitekturës teknike, nga kabllot nënujore te gjysmëpërçuesit, e deri te standardet teknike në zhvillim. Kina dhe kompanitë kineze, përfshirë Huawei-n, madje kanë paraqitur propozime – në organet e standardeve teknike – që do ta ndryshonin rrënjësisht arkitekturën e internetit, duke e fragmentuar strukturën e tij të përbashkët.

Kjo mund të mos jetë befasuese kur kemi parasysh qëndrimin e Kinës ndaj rrjedhës së lirë të të dhënave; ajo që është më shqetësuese është t’i shohësh demokracitë e përparuara – të cilat supozohej se do ta mbanin flamurin e internetit të vetëm global – të kontribuojnë në të njëjtën tendencë fragmentare. Ndalimi i TikTok-ut do të ishte lehtësim për disa nga rivalët e tij në ShBA, duke ua ofruar atyre një dritare të çmuar për ta përmirësuar lojën e vet me brezat e rinj. Por, ndikimi kushtetues i një ndalimi është ai që duhet të jetë shqetësues në vendin e amendamentit të parë.

Derisa po rritet popullariteti i TikTok-ut midis të rinjve, politika e lartë e debatit aktual i margjinalizon shqetësimet e vërteta – për varësinë, ndikimin në shëndetin mendor dhe për imazhin e trupit – të atij segmenti më të cenueshëm të shoqërive tona.

Demokracitë e përparuara kanë mundësi për të pasur një debat të matur se si të mbahet së bashku interneti global, duke i respektuar dallimet politike, duke e mbrojtur shprehjen e lirë dhe duke i mbështetur më të cenuarit. Në vend të kësaj, përfitimet e pabesueshme të arkitekturës sonë të përbashkët digjitale po fshihen nga përgjigjet e pamenduara dhe automatike ndaj rritjes ekonomike dhe politike të Kinës. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Revolucioni i 2026-ës: Samsung prezanton syzet që “shohin dhe kuptojnë” botën si njeriu

Indonezia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç

Çka duhet ditur para se të kërkoni këshillë shëndetësore nga ChatGPT-ja?

KosovaNewss 29/03/2023 29/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?