Juventus është fitues i derbit kundër Milanit.
Bardhezinjtë kanë mposhtur Kuqezinjtë me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së nëntë të Serie A.
Milani dominoi totalisht pjesën e parë por gjërat ndryshuan në minutën e 40-të kur Thiaw u ndëshkua me të kuq.
Me këtë fitore, Juve është në vendin e tretë me 21 pikë, një pikë më pak se Milani dhe dy pikë më pak se Interi.