KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Joseph: I lumtë Lavrovit për puthjen e vdekjes për “Ballkanin e Hapur”
Siguri

Joseph: I lumtë Lavrovit për puthjen e vdekjes për “Ballkanin e Hapur”

Kosova News
Kosova News 09:47 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ashtu siç duhet thënë faleminderit Vladimir Putinit që i dha jetë NATO-s, i lumtë edhe Sergei Lavrovit që i dha puthjen e vdekjes Ballkanit të hapur. tranasmeton KosovaNews.

Kështu ka komentuar dje në Twitter deklaratën e kreut të diplomacisë ruse Sergei Lavrov, diplomati amerikan, njohës i situatës në Ballkan e më gjerë dhe profesor i shquar në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph. Rusia mbështet Ballkanin e Hapur, tha Lavrov, dhe se i vjen keq që nuk do të jetë në gjendje t’ia përcjellë personalisht mbështetjen e saj Beogradit.`

Siç tha Lavrov, “është e qartë se liderët e Brukselit nuk donin që ne të konfirmonim qëndrimin e Rusisë për Kosovën dhe BeH-në, të shprehim mbështetjen për nismën e Beogradit për Ballkanin e Hapur dhe të diskutojmë interesat për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve të rajonit”.

Sipas Josephit, kjo ide, e cila buron nga administrata e Trumpit, avancon agjendën e partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë, nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiqit.

Media kryesore ruse në Serbi – Sputnik Serbia, vëren një profesor në Universitetin Johns Hopkins, mbështet vazhdimisht Ballkanin e hapur.

“Dhe pse jo? Ballkani i Hapur është thirrje e hapur për Vuçiqin që të përdorë madhështinë ekonomike të Serbisë për avantazhe politike – pa kufizime politike apo vlera të BE-së”. Ai shton se Baallkani i hapur është “Bota Serbe” në treg për fqinjët më të vegjël të Serbisë.

Duke besuar se Vuçiç dëshiron që vendi i tij të anëtarësohet në BE, zyrtarët amerikanë, shpjegon Joseph, pranuan idenë se “tregtia është e barabartë me besimin.” Ajo që ka rëndësi është në fakt karakteri i regjimit me të cilin po tregtoni.

“Pyesni Ukrainën – deri më 24 shkurt, Rusia ishte partneri kryesor tregtar i Kievit për eksporte dhe importe. Pyesni Japoninë, Korenë e Jugut ose Tajvanin nëse tregtia ka krijuar besim me Kinën. E njëjta histori në Ballkan. Serbia është partneri i parë tregtar i Malit të Zi në importe dhe eksporte – dhe Beogradi renditet i fundit për sa i përket besimit. Miratimi i fundit i Ballkanit të hapur nga kryeministri malazez Dritan Abazoviq ka përkeqësuar ndarjet në vend,” thotë ai.

Çdo politikë në Ballkan që përballet me një kërcënim të drejtpërdrejtë nga Serbia është skeptike, nëse jo e dyshimtë për Ballkanin e Hapur, thotë Joseph.

“Siç vuri në dukje Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në diagnozën e saj – problemet kryesore ekonomike të Bosnjë-Hercegovinës janë të natyrës politike. Ashtu siç Putin inkurajoi NATO-n, ne shpresojmë që Lavrov do të inkurajojë alternativat ndaj Ballkanit të hapur që ndërtojnë një treg të përbashkët rajonal mbi vlerat e përbashkëta të BE-së”, përfundoi Joseph./KosovaNews/

Postimi i Plotë:

1/ Just as thanks go to #Putin for injecting life into @NATO, kudos to #SergeyLavrov for giving the kiss of death today to #OpenBalkan. This #Trump Administration brainchild advances the agenda of #Russia’s strategic partner in the region, #Serbia, under @avucic. ?

— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) June 7, 2022

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

TAGGED: Ballkani i Hapur, Edward Joseph
Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?