KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​ Jo dialog për dialog, Kurti i interesuar për marrëveshje me njohjen reciproke (VIDEO)
Politikë

​ Jo dialog për dialog, Kurti i interesuar për marrëveshje me njohjen reciproke (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 12:42 -12/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të jetë dialog për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë dhe me njohje reciproke në qendër. Ai ka thënë se është i interesuar për dialog në Bruksel por që varet edhe nga Serbia nëse do të ketë marrëveshje. Kryeministri ka theksuar se reciprociteti është parim i shendosh dhe normal i marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kurti ka thënë se këto ditë do të intensifikohen takimet me partnerët evropianë dhe ata amerikanë, duke shtuar që në përpjekjen për marrëveshje Uashingtoni dhe Brukseli janë bashkë.

Kurti: Të mos ketë dialog për dialog, por dialog për marrëveshje me njohjen reciproke në qendër

“Kam gatishmëri dhe interesim që dialogu në Bruksel bisedimet atje përveç se të jenë parimore dhe përmbajtjesore të njëjtën kohë të mos jenë dialog për dialog por dialog për marrëveshje, e cila tashmë e ka formulën e qartë, me tri elemente, ligjërisht e obligueshme, për normalizim të plotë, me njohke reciproke në qendër. Por ju duhet ta kuptoni qe marrëveshja bëhet me palën tjetër dhe në këtë rast varet nga pala tjetër a do të ketë marrëveshje, ndërsa sa më përket mua gatishmëria dhe interesimi janë të padiskutueshme dhe të palëkundshme,” ka thënë Kurti.

- Reklamë -

Kurti nuk ka thënë se në Bruksel do të flitet edhe për çështjen e reciprocitetit.

Kurti: Reciprociteti është parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësore

“Ne po i marrim vendimet sovrane të Qeverisë së Republikës së Kosovës por unë e kam thënë edhe në takimin e 15 qershorit të vitit të kaluar, edhe në 19 korrik te citit të kaluar me presidentin e Serbisë, se marrëveshja është e qëndrueshme dhe e zbatueshme kur ka parime të shëndetshme përbrenda, reciprociteti është parim i shendosh dhe normal i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka shtuar ai.

Lidhur me deklaratat e tij ditë më parë për rrezikun e një konflikti të ri, Kurti ka thënë se do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se nuk ka rrezik, derisa fqinji verior mban lidhej të ngushta me Rusinë dhe nuk është shtet demokratik.

Megjithatë, Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës janë vigjilente dhe nuk kanë frikë nga veprimet që mund të vinë nga Serbia.

Me ftesë të Bashkimit Evropian, kryeministri i Kosovës pritet të takojë presidentin e Serbisë më 18 gusht në Bruksel.

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Kosova News 12/08/2022 12/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?