KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Jeta në mes të vetmisë e frikës
Siguri

​Jeta në mes të vetmisë e frikës

Kosova News
Kosova News 13:34 -19/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Brenda katër mureve të shtëpisë arrin të dëgjojë vetëm hapat e saj të ngadaltë. E vetme zgjohet, njësoj e pret edhe terrin e natës.

Tash e tetë vjet, shoqëri i bën vetëm një shkop druri, për të cilin mbahet për të kryer nevojat e saj.

Në jetë pothuajse nuk ka askënd, kështu e vetme po jeton në një shtëpi që shumë rrallë derën ia troket dikush.

Mërzia, vetmia, skamja e lodhja nga mosha e kanë dërmuar Naile Çitakun nga Bajqina e Podujevës.

Vjetët që jetoi nuk i dinë saktë, por për më shumë se tetë dekada për të nuk u kujdes askush.

Ajo jeton krejt e vetme prej kur vdiq bashkëshorti i saj, e tashmë kalon muajin me një pension që nuk arrin të mbulojë nevojat e saj.

“Fëmijë jo, nëna ka vdek, motrat-një e kam në Prishtinë nuk e shoh me sy kurrë me vjet e vjet. Një nip e kam, ata ka me e shky në tona anët, ai edhe vet sëmurë, gruan sëmurë. Nuk e kam parë më sy, nuk e di kur e kam parë. Gjithkush telashet e veta, nuk kam tjetër kënd, asnjë. Baba ka shkuar, nëna ka shkuar, axhallarët kanë shkuar, disa halla që kanë qenë kanë shkuar. Veç unë kam mbet si pusajk. Njeri sa ish gjallë po u dashke me jetuar. Donë me hëngër, me pi. Ke qejf me pa dikë, e mban mall gjithkund, pa dalë kurrkund”, rrëfen ajo për KosovaPress.

Në po të njëjtin vend ku jeton tani, ajo kishte ardhur si 19 vjeçare. Shtëpia në të cilën po kalon ditët e pleqërisë, vështirë po ngrohet ditëve të ftohta të dimrit. Skutat i ka mbuluar myku, e vendi kundërmon nga era.

“Nuk kam njeri të gjallë që vjen dhe më pyet ‘oj ingje a je gjallë’. Bajat pak është. Nuk po them që është kallaj me më këqyr, po krejt bajat bile një herë njeri. Qe jastakun nuk e kam heq, u mundova me brejt (hangër) diçka, po jo nuk e donë. Ratë qitu, prej këtij vendi nuk mundet me m ‘qit kurrkush se është i jemi”, tregon ajo, teksa herë pas here rrëmbehet nga mendimet.

E moshuara nga fshati Bajqinë nuk gëzoi asnjëherë epitetin e “nënës”. Edhe sot ëndërron të shoh dhomat e mbushura plot, por në realitet pothuajse asnjëherë nuk është vet e dyta.

“Ai (Zoti) kish ditë me i falë e me i qu edhe fëmijët, por nuk më kishin këqyr as fëmijët. Nuk po e këqyrin kërkon tash. Por, po i them kaherë vetës ‘elhamdulilah’ hala e kom trurin, po shoh, po njoh, po merrna vesh, nuk jam bo krejt ku duhet me shkuar aty… Në këtë oborr mall e kam me pa një njeri ditën, gjithkush me punët e veta. A është gjallë apo ka vdek, është punë e tyre që iu bjen mend kujt që jam apo nuk jam. Kur t’iu bije në mend, ndoshta tri ditë rri këtu e vdekur. Të gjejnë të vdekur, të gjejnë të ftohtë, atëherë nëse donë hajde, nëse donë jo. As nuk të ngoje, as nuk të shoh”, tregon ajo për KosovaPress.

Shpesh e përmend edhe motrën e saj që jeton në Prishtinë, por edhe atë e sheh rrallë.

Derisa vetminë mundohet ta kalojë duke ecur rreth shtëpisë, frikësohet që do të rrëzohet e nuk do e sheh askush.

“Ruhem fort, kur të dal te shkallët mos po rrëzohem. Me bo me ra këtu, hundë e buzë, nuk mundem me u kap më. Po ruhem, fort ruhem. Shkuan vjetët, meta pa asnjë, tash vallahen nuk idhnohem, se nuk më ka faj askush. Kish ditë me mi fal edhe mu, hallku po i kanë të vetit. Pse me ardh me më këqyr mua që nuk më ka asgjë”, shprehet e moshuara nga Llapi.

Shtëpia pothuajse është mbuluar nga bari, ajo hallin e ka te gjarpërinjtë.

“A naj gjarpër, a naj iriq, a diçka. Me kosit nuk ish bo kurgjo, por as që i them. Vallah kanë mundësi me më ndihmua diçka”, rrëfen nënë Nailja.

Përkujdesje nuk ka as nga institucionet për çka Nailja tregon se nuk është vizituar nga askush.

Ky nuk është rasti i vetëm në Kosovë që të moshuarit po jetojnë në mes vetmisë e frikës.

Armend Shala nga Kryqi i Kuq thotë se që nga koha e pandemisë, kanë identifikuar rreth një mijë persona që jetojnë në skamje e të vetëm.

“Prej kur ka filluar projekti, kemi identifikuar diku rreth një mijë persona të cilët ne i ndihmojmë si Kryq i Kuq. Procesi i identifikimit të tyre ka qenë përmes degëve. I kemi identifikuar ata dhe kemi shkuar për të biseduar së pari me personat e vetmuar dhe kemi parë se çka është nevoja e tyre. Për shkak se nuk kemi dashur të qasemi në atë formën që t’iu dërgojmë ndonjë ndihmë apo pako që atyre nuk iu hyn në funksion. Mirëpo i kemi identifikuar nevojat e tyre se çfarë kanë pasur nevojë”, deklaron ai.

Këta të moshuar po ndihmohen me pako ushqimore, higjienike, veshmbathje, batanije dhe me barnat e përshkruara nga mjeku. Por, nga pandemia numri i të moshuarve ka rënë në 500, ku disa kanë vdekur, e disa të tjerë janë dërguar në shtëpitë për përkujdesje.

Megjithatë, shteti nuk ka as edhe një informacion për këto raste.

“Numrin e të moshuarve që jetojnë të vetmuar nuk e posedojmë, kurse persona të moshuar pa përkujdesje familjare e që janë në përkujdesje institucionale në Shtëpinë për të Moshuar pa Përkujdesje Familjare dhe në katër shtëpitë me bazë në komunitet (Skenderaj, Istog, Graqanicë dhe N. Berd) janë 115 të moshuar”, thuhet në përgjigjen e Musa Demirit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërkaq, anëtari i komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Haxhi Avdyli thotë për KosovaPress, se institucionet duhet të rrisin numrin e punëtorëve social.

“Institucionet shtetërore kryesisht duhet të ngritin edhe grupet e punëtorëve social. Tani për tani kemi një numër shumë të vogël të punëtorëve social nëpër komuna, e mos të flasim edhe për ekipet mobile të cilat do të duhej të përkujdeseshin në terren. Ekzistojnë baza legjislative është mirë, është edhe Ligji për Ndërmarrjet Sociale që janë ndërmarrje publiko-private ku këto ndërmarrje janë formë të shoqatave por edhe të financuara nga shteti, të cilat do të mund të merrnin barrën e një përkujdesi të tillë”, deklaron ai për KosovaPress.

Derisa shteti të funksionojë për këtë kategori, Nailja e shumë të moshuar të tjerë po jetojnë me frikën se do të vdesin dhe nuk i shoh askush./kp/

Gjithashtu lexoni:

Policia konfiskon një arsenal të madh armësh luftarake në Zveçan; mitralozë, raketahedhës e granata gjenden në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç

Parandalohet kontrabandë me cigare në Aeroportin e Prishtinës – Shtetajsa e huaj kapet me 100 steka me banderola shqiptare

Arrestohet në Tiranë një 30-vjeçare nga Prishtina

Arrestohen pesë persona për lëndim të rëndë trupor në Shtime

Vrasje në tentativë në Drenas

TAGGED: frika, skamja, Vetmia
Kosova News 19/06/2022 19/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfiskon një arsenal të madh armësh luftarake në Zveçan; mitralozë, raketahedhës e granata gjenden në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç
16:43 -22/06/2025
Temperaturat deri në 35 gradë javën e ardhshme në Kosovë
15:48 -22/06/2025
Parandalohet kontrabandë me cigare në Aeroportin e Prishtinës – Shtetajsa e huaj kapet me 100 steka me banderola shqiptare
15:18 -22/06/2025
SHBA-ja paralajmëron Iranin në rast hakmarrjeje: Do të përballeni me forcë
14:45 -22/06/2025
Arrestohet në Tiranë një 30-vjeçare nga Prishtina
14:20 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?