Një person është lënduar si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën ”Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaNews zyrtarja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor dhe se Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.
“Sot rreth orës 12:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti


