KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jep dorëheqje drejtori i Auditimit në SHSKUK, Musa Vitija
Shëndetësi

Jep dorëheqje drejtori i Auditimit në SHSKUK, Musa Vitija

Kosova News
Kosova News 13:02 -08/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Auditimit në SHSKUK, Musa Vitija

Musa Vitija ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Njësisë të Auditimit të Brendshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.

Vitija nuk është kthyer nga pushimi pa pagesë dhe ka njoftuar SHSKUK-në se ka dhënë dorëheqje nga pozita. Vitija nuk është kthyer në punë për shkak se nuk është ndier i sigurtë.

Ai është ankuar se SHSKUK nuk i ka ofruar siguri pas djegies së dy veturave vitin e kaluar. Gazeta Shneta ka tentuar të kontaktojë me Vitinë, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Në gusht dhe tetor të vitit të kaluar dy vetura të Vitisë u dogjën në parkingun e veturave afër objektit të administratës qendrore të SHSKUK-së. Për këtë rast ende nuk ka ndonjë të dyshuar ose të arrestuar nga organet e drejtësisë.

Pas djegies së veturës së dytë të Vitisë, në SHSKUK shkoi edhe kryeministri Albin Kurti. Ai e kishte lavdëruar Vitinë për raportet e auditimit të cilat përfunduan me arrestimin e disa zyrtarëve të IT-së në QKUK.

Ndërkaq Kurti kishte akuzuar për dështim në punën e tyre dy kompani të kontraktuara nga QKUK.

“Dy kompanitë, ‘Security Code’, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe ‘Quantic’, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga ‘vetëtima’”, shkruante Kurti vitin e kaluar.

Gjithashtu lexoni:

Mbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së brenda pesë muajve e gjysmë

IKShPK: 36 raste me fruth të konfirmuara në Kosovë brenda dy muajve

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve

Suhareka do të bëhet me QKMF të re

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë

Kosova News 08/08/2023 08/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
12:22 -20/06/2026
Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?