KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jep dorëheqje drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Buçinca-Zhubi
Shëndetësi

Jep dorëheqje drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Buçinca-Zhubi

Kosova News
Kosova News 13:02 -07/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sali Haxhibeqiri”, Luljeta Buçinca-Zhubi, e ka dorëzuar sot në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), dorëheqjen nga kjo pozitë.

Lajmin për dorëheqjen e Buçinca-Zhubit, e ka konfirmuar menaxhmenti i ShSKUK-së.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm-ShSKUK, ju konfirmon se drejtoresha ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, i ka paraqitur dorëheqjen drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së

Buçinca-Zhubi  tha se përkushtimi në profesionin e saj si infektologe e ka shtyrë të jepë dorëheqje.

“Po, përkushtimi si infektologia e vetme regjionale”, tha shkurtimisht ajo.

Ndryshe, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka gjetur konflikt interesi në rastin e drejtoreshës Buçinca-Zhubi, e cila ka punësuar djalin e dajës si depoist në Spital, shkruan Betimi për Drejtësi.

Në anën tjetër, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar tha se për këtë rast do të merren veprimet e nevojshme sipas ligjit.

“Kemi pranuar nga Agjencia Antikorrupsion një Vendim, ku është konstatuar konflikt interesi nga drejtoresha Zhubi. Konform Vendimit, drejtori i përgjithshëm ka kërkuar nga Sektori i personelit ShSKUK të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore”, thuhej në përgjigjen e ShSKUK-së.

Gjithashtu lexoni:

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Kosova News 07/11/2023 07/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore
18:56 -16/06/2025
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit
18:49 -16/06/2025
Rama: OSHP-ja ka vendosur që Komuna të vazhdojë me përzgjedhjen e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave
18:44 -16/06/2025
Vetëm për klientë të zgjedhur, Ferrari prezanton një model special
18:23 -16/06/2025
Milani ‘troket’ në derën e Barcelonës – po diskutohet shkëmbimi i yjeve në verë
18:14 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?