KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Janë çlirimtarë, jo fajtorë”, reagime nga familjarët në Burojë
Politikë

“Janë çlirimtarë, jo fajtorë”, reagime nga familjarët në Burojë

Kosova News
Kosova News 17:46 -09/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse janë mërzitur nga kërkesa e kryeprokurores së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly Ëest, për dënim me burgim ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, familjarët e Thaçit në fshatin Burojë, po shpresojnë që të vihet në vend drejtësia në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe ai të lirohet.

Familjari Milazim Thaçi nga Buroja shpreson në drejtësi dhe në lirimin e të gjithë të akuzuarve, në mënyrë që të gëzohet e gjithë Kosova.

Sipas tij, si familje e Hashim Thaçit, ata kanë pak për të shtuar. Ndërsa për krerët që po gjykohen në Hagë, ai tha se janë çlirimtarë të Kosovës, pasi kanë luftuar armikun që ka bërë krime ndaj popullit.

“Sot e pashë një lajm të hidhërueshëm, si folën për krerët e UÇK-së. Të gjithë ata që janë aty, janë çlirim i Kosovës, se nuk kanë qenë ata që kanë shkuar në Serbi e kanë luftuar, por ata kanë ardhur këtu e na kanë bërë të gjitha të zezat. Po shpresoj në drejtësi se kanë me i liru dhe kanë me na ardhë në shtëpi te familjet e veta e te krejt Kosova. Po çuditem për disa persona që po flasin, mos janë shqiptarë, pse nuk po flasin për serbët çka na kanë bërë neve, por po flasin për vëllezërit e vet e shokët e vet. Ishalla Zoti sa më shpejt na vijnë, se nuk janë e keqja e askujt ata. Pa marrë parasysh, nuk mundem me i nda si fëmijët e mi. Kjo është padrejtësi e madhe, kjo është marri e madhe. Kanë me u gëzu shtëpi për shtëpi se nuk kanë qenë e keqja e askujt. Me familjen e Hashimit pak ka,” është shprehur Thaçi.

Edhe Bajram Thaçi shpreson që ai të lirohet, por sipas tij, Serbia po punon që ta bëjë të pamundur lirimin e tij.

Thaçi tha se është padrejtësi ajo çka po ndodh në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndaj krerëve që kanë punuar dhe kontribuar për jetën që po zhvillohet sot në vend.

“Shpresa është 100 për qind, se nuk ka argumente për të, por ka mundësi paratë që janë dhënë për të në Serbi, kundërshtarët aty o puna. Armiku punon natë e ditë për të bërë të vetën, me ia bërë të pamundur. Hashimi si Hashim e dinë edhe populli, e jo veç katuni, nuk ka pasur vërejtje, as nuk ka ai asgjë që është munduar. Për këtë ditë të sotit ka punuar dhe ka kontribuar,” tha Thaçi.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur fjala përfundimtare e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Kjo paraqet fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sot, kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly Ëest, kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej krerëve.

Më 9 dhe 10 shkurt fjalën përfundimtare do ta thotë Prokuroria e Hagës.

Ditëve në vijim është radha për avokatin e viktimave.

Ndërkohë, më 18 shkurt është planifikuar të thonë fjalën e tyre edhe krerët e UÇK-së.

Gjithashtu lexoni:

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Kosova News 09/02/2026 09/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu
18:02 -14/07/2026
Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë
17:54 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?