KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli zotohet se do ta eliminojë liderin e ri të Hamasit
Botë

Izraeli zotohet se do ta eliminojë liderin e ri të Hamasit

Kosova News
Kosova News 14:42 -08/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Izraeli është zotuar se do ta eliminojë Yahya Sinwar, udhëheqësin e ri të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Sinwar besohet se ishte arkitekti i sulmit të 7 tetorit në Izrael, që nxiti luftën në Gazë.

Emërimi i Sinwarit në krye të Hamasit erdhi pasi javën e kaluar, në Tehera u vra shefi politik i grupit, Ismail Haniyeh.

Irani ka fajësuar Izraelin për vrasjen dhe është zotuar se do të kundërpërgjigjet. Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut.

Duke folur gjatë vizitës në një bazë ushtarake, kryeministri izraelit, Benjamin Netayahu, tha se Izraeli është “i vendosur” që ta mbrojë veten.

“Ne jemi të përgatitur si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në atë sulmues”, u tha ai rekrutëve të rinj.

Shefi i ushtrisë, gjenerallejtënant Herzi Halevi u zotua se “do ta gjejmë atë [Sinwarin] dhe do ta sulmojmë”. Ai shtoi se Izraeli do ta detyrojë Hamasin që të gjejë një zëvendësues për Yahya Sinwarin.

Sinwar –lider i Hamasit në Gazë që nga viti 2017 – nuk është parë që nga sulmi i 7 tetorit, që është sulmi më vdekjeprurës në historinë e Izraelit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se është në dorën e Sinwarit që të ndihmojë në arritjen e armëpushimit, duke theksuar se ai ka qenë dhe vazhdon të jetë personi kryesor që merr vendime në grupin radikal.

Ndërkaq, analistët kanë thënë se Sinwar mund të jetë më hezitues që të pajtohet për një armëpushim në Gazë dhe është më i afërt me Teheranin sesa Haniyehu.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi vrau në veri të Izraelit afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë ajrore, tokësore dhe detare, që deri më tani ka lënë të vrarë pothuajse 40.000 persona, teksa palestinezët në Gazë po përballet edhe me një krizë të thellë humanitare./REL

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 08/08/2024 08/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?