KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli i kërkon Amerikës t’i bashkohet në “luftën” kundër Iranit
Botë

Izraeli i kërkon Amerikës t’i bashkohet në “luftën” kundër Iranit

Kosova News
Kosova News 11:18 -15/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në 48 orët e fundit, Izraeli i ka kërkuar administratës Trump t’i bashkohet në luftën kundër iranit për të eliminuar programin e tij bërthamor, sipas dy zyrtarëve izraelitë.

Izraeli nuk ka bomba që shkatërrojnë bunkerët dhe bombardues të mëdhenj të nevojshëm për të shkatërruar impiantin e pasurimit të uraniumit të Iranit në Fordow, i cili është ndërtuar brenda një mali dhe thellë nën tokë.

SHBA i ka të dyja brenda rrezes së fluturimit të Iranit, sipas Axios.

Administrata e presidentit të SHBA-së Donald Trump deri më tani është distancuar nga operacioni izraelit dhe pretendon se do të ishte “e paligjshme” që Irani të hakmerrej me sulme ndaj objektivave amerikane.

Lexo po ashtu:

“Një Autobus me Eksploziv” – Frika më e Madhe e Netanyahut, sipas New York Times

Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Iranit, edhe nëse përfshirja e SHBA-së do të kufizohej në bombardimin e vetëm një vendi, do ta dërgonte Amerikën direkt në luftë.

Një zyrtar izraelit tha se SHBA mund të merrte pjesë në operacion dhe se Trump madje sugjeroi se do ta bënte këtë nëse do të ishte e nevojshme, në një bisedë të kohëve të fundit me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Ndërsa një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e mohoi këtë.

Një zyrtar tjetër amerikan konfirmoi se Izraeli e kishte ftuar administratën Trump të bashkohej me luftën, por tha se Shtëpia e Bardhë aktualisht nuk po e shqyrton këtë.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se “çfarëdo që të ndodhë sot nuk mund të parandalohet”, duke iu referuar sulmeve izraelite.

“Ne kemi aftësinë për të negociuar një zgjidhje të suksesshme paqësore për këtë konflikt, nëse Irani është i gatshëm. Mënyra më e shpejtë që Irani të arrijë paqen është të heqë dorë nga programi i tij i armëve bërthamore”, shtoi zyrtari i lartë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit

Reuters: Trumpi e ndaloi planin e Izraelit për ta vrarë liderin suprem të Iranit

Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja

Mike Pence: Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të zotërojë armë bërthamore

Pakistani thirrje të gjithë myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit

Kosova News 15/06/2025 15/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Reuters: Trumpi e ndaloi planin e Izraelit për ta vrarë liderin suprem të Iranit
20:21 -15/06/2025
Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare
19:51 -15/06/2025
Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik
19:10 -15/06/2025
Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja
18:45 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?