KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli godet objektivat e Hezbollahut ‘thellë brenda’ Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan
Botë

Izraeli godet objektivat e Hezbollahut ‘thellë brenda’ Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan

Kosova News
Kosova News 08:26 -28/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka goditur objektivat e Hezbollahut “thellë brenda territorit libanez”.

Siç thekson IDF, të sulmuara janë depot e armëve dhe “infrastruktura terroriste”.

Bëhet e ditur se zonat e prekura janë Chabriha, Borj El Chmali dhe Beqaa, Kfarkela, Rab El Thalathine, Khiam dhe Tayr Harfa.

Ky sulm vjen pas paralajmërimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se grupi militant libanez Hezbollah “do të paguajë një çmim të rëndë” për një sulm në një fushë futbolli në Lartësitë Golan që vrau të paktën 11 fëmijë dhe adoleshentë, shkruan skynews.

Izraeli fajësoi Hezbollahun për sulmin në rajonin e kontrolluar nga Izraeli, por Hezbollahu nxitoi ta mohonte akuzën – diçka që e bën rrallë.

Netanyahu, i cili ndaloi një udhëtim në SHBA pasi mori lajmin për sulmin, tha se grupi militant i mbështetur nga Irani do të paguajë një çmim për sulmin me raketë që “nuk e ka paguar deri më tani”.

Edhe Ministri i Jashtëm Israel Katz ishte shprehur se Hezbollah “ka kaluar të gjitha vijat e kuqe”, përpara se të shtonte: “Ne jemi afër momentit në të cilin përballemi me një luftë të gjithanshme”.

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari, tha se 20 persona u plagosën në sulmin në Lartësitë Golan.

Ai shtoi se ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve izraelitë që kur luftëtarët e Hamasit kaluan me paraglide mbi kufirin nga Gaza në jug të Izraelit për të kryer masakrën e 7 tetorit.

Ndryshe, Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarre që nga 8 tetori.

Javët e fundit, shkëmbimi i zjarrit përgjatë kufirit Liban-Izrael është intensifikuar, me sulmet ajrore izraelite dhe sulmet me raketa dhe dron nga Hezbollahu që godasin më thellë dhe më larg kufirit.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 28/07/2024 28/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?