KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli drejt zgjedhjeve të parakohshme, Qeveria shpërbën Parlamentin
Botë

Izraeli drejt zgjedhjeve të parakohshme, Qeveria shpërbën Parlamentin

Kosova News
Kosova News 20:46 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett, njoftoi të hënën se koalicioni i tij, i përbërë nga tetë parti, do të shpërbëhet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Zgjedhjet, që priten të mbahen në tetor ose nëntor, do të ishin të pestat në Izrael në tre vitet e fundit. Bennett u mundua të mbajë së bashku koalicionin e tij të tetë partive që kur mori detyrën një vit më parë, por largimet e kanë lënë aleancën pa një shumicë në parlament për më shumë se dy muaj.

Bennett dhe partneri i tij kryesor i koalicionit, Yair Lapid, vendosën të paraqesin një votim për të shpërndarë parlamentin në ditët në vijim, tha zyra e Bennett. Më pas ministri aktual i jashtëm i Izraelit, Yair Lapid do të shërbejë si kryeministër i përkohshëm.

Njoftimi i së hënës vjen pas javësh spekulimesh se koalicioni – më i larmishëm në historinë e Izraelit – ishte në prag të kolapsit. Ish-kryeministri dhe lideri aktual i opozitës, Benjamin Netanyahu, i cili aktualisht është në gjyq për akuzat e korrupsionit, u zotua të rrëzojë koalicionin dhe të kthehet në pushtet.

Netanyahu tha se shpërbërja e afërt e parlamentit ishte “lajm i madh” për miliona izraelitë dhe tha se ai do të formonte “një qeveri të gjerë nacionaliste të kryesuar nga Likud” pas zgjedhjeve të ardhshme.

Sondazhet kanë parashikuar se partia “Likud” e Netanyahut do të shfaqet sërish si partia më e madhe në vend. Por, mbetet e paqartë nëse ai do të ishte në gjendje të merrte mbështetjen e nevojshme të shumicës së ligjvënësve për të formuar një qeveri të re./rtk/

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme

Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit

Izraeli sulmon godinën e televizionit shtetëror të Iranit

Epokës së çarmatimit bërthamor ‘po i vjen fundi’, paralajmëron SIPRI

Netanyahu: Jemi në rrugën drejt fitores, kontrollojmë plotësisht qiellin mbi Teheran

TAGGED: Izraeli, shumica, Zgjedhjet
Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?