KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ivica Daçiq: Po punojmë për ta identifikuar nëse personi që vrau policin është Artan Hajrizi apo vëllai i tij
Siguri

Ivica Daçiq: Po punojmë për ta identifikuar nëse personi që vrau policin është Artan Hajrizi apo vëllai i tij

Kosova News
Kosova News 13:00 -18/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se janë duke punuar intensivisht për ta identifikuar nëse vrasësi i policit në Loznicë është personi të cilit iu gjetën dokumentet, Artan Hajrizi apo vëllai i tij Fatoni, i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës të Vushtrrisë më 6 korrik.  

Vrasja e policit serb, bashkë me qitësin dyshohet se në veturë ishte edhe Faton Hajrizi

Por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që mund të jetë edhe identitet i rremë.

“Po përcaktojmë nëse vrasësi është personi të cilit i kemi gjetur dokumentet apo është vëllai i tij. Ka mundësi që të jetë një identitet i rremë”, ka thënë Daçiq për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS).

Të enjten rreth orës 00:55 një polic u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në Loznicë të Serbisë dhe i dyshuari kryesor është një kosovar, sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë. I dyshuari kishte qenë në një taksi në momentin kur u ndalua për kontroll rutinor. Shoferi i taksit është ndaluar për 48 orë, ndërsa për të dyshuarin vijojnë ende kërkimet.

Daçiqi ka ngre dyshimet se vrasja e policit serb mund të jetë sulm terrorist i përgatitur “nga strukturat e Kosovës”.

“Ky nuk mund të jetë aksident dhe me të do të merret prokuroria për krim të organizuar, sepse policët janë sulmuar në krye të detyrës”, ka thënë Daçiq.

Ministri i Brendshëm i Serbisë ka thënë se i dyshuari është i pajisur me armë dhe për kapjen e tij janë angazhuar mbi 150 pjesëtarë të policisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë më herët publikoi foton e Artan Hajrizit, të cilit iu gjet pasaporta dhe një dokument identifikimi gjerman në vendngjarje.  

Kryeministri Kurti për vrasjen e policit në Serbi: Organet e sigurisë po merren me rastin
Vrasja e policit në Serbi, MPJD bën thirrje të shmanget lëvizja në territorin serb



Gjithashtu lexoni:

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues

Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n

Arrest shtëpiak ndaj 10 të dyshuarve në rastin e dallavereve me patentë shoferë, refuzohet paraburgimi

Të arrestruarit për dallavere me patent shofer në Gjakovë mbështetës të AAK-së, Haradinaj ishte në fushatë në shtëpinë e njërit prej tyre

Kontrolle të shtuara në Morinë, arrestime për kërkim ndërkombëtar, trafik droge dhe mosdeklarim valute

Kosova News 18/07/2024 18/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues
23:57 -31/05/2025
Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë
23:30 -31/05/2025
Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin që mendon se Putini do ta sulmojë pas Ukrainës: E përmend shpesh në fjalimet e tij
21:46 -31/05/2025
Macron paralajmëron SHBA-në që të mos ‘braktis’ Ukrainën
21:43 -31/05/2025
Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme
21:34 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?