KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Italia kërkon ndihmën e BE-së pas rritjes së numrit të migrantëve
Botë

Italia kërkon ndihmën e BE-së pas rritjes së numrit të migrantëve

Kosova News
Kosova News 16:57 -17/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, paralajmëroi se “e ardhmja e Evropës është në rrezik” pasi një mori migrantësh zbarkuan në ishullin Lampedusa në Detin Mesdhe.Mijëra migrantë nga brigjet e Afrikës së Veriut zbarkuan në ishullin në jug të Italisë gjatë kësaj jave, duke nxitur një krizë që ka rindezur debatin lidhur me ndarjen e përgjegjësisë në mesin e shteteve të Bashkimit Evropian.Gjatë një konference për media në këtë ishull së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrja Meloni tha se blloku duhet të punojë së bashku për t’u përballur me sfidat që sjell migrimi i pakontrolluar.“E ardhmja e Evropës është në rrezik sepse e ardhmja e Evropës varet nga kapaciteti i Evropës për t’u përballur me sfida të mëdha”, tha Meloni.Vetëm nga e hëna deri të mërkurën, afër 8.500 persona – më shumë se popullsia e tërësishme lokale e ishullit – arritën me 199 anije, ka thënë agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara.“Migrimi i parregullt është një sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane”, tha von der Leyen, duke u bërë thirrje anëtarëve të bllokut që të marrin disa migrantë.Kryqi i Kuq italian, që menaxhon qendrën e stërmbushur të migrantëve në Lampedusa, tha të dielën se 1.500 migrantë gjenden në qendër, pavarësisht se ajo ka kapacitet për të pranuar vetëm 400.

Transferimi i migrantëve në Sicili dhe pjesë të tjera të Italisë nuk ka bërë ndryshimin pasi migrantët po vazhdojnë të zbarkojnë në Lampedusa, tha Kryqi i Kuq, duke shtuar se transferime të tjera pritet të bëhen më vonë gjatë 17 shtatorit.Anijet e shpëtimit që operohen nga organizata sikurse Mjekët pa Kufi kanë shpëtuar pothuajse 500 migrantë përgjatë 11 operacioneve. Por, dhjetëra anije të vogla vazhdojnë të kalojnë për në Lampedusa, ku sistemi për menaxhimin e migrantëve është buzë kolapsit.Vetëm gjatë këtij viti, mbi 127.000 migrantë kanë arritur në brigjet italiane, apo dyfish më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Mbi 2.000 persona kanë vdekur gjatë këtij viti gjatë kalimit nga Afrika e Veriut për në Itali dhe Maltë, ka thënë agjencia për migrim e OKB-së.BE-ja po punon që të ndryshojë rregullat se si duhet të menaxhohet ardhja e migrantëve.Në Francë, anëtarët e të djathtës ekstreme kanë argumentuar se Parisi nuk duhet të lejojë që ndonjë migrantë nga Lampedusa të kalojë kufirin nga Italia.Megjithatë, burimet e AFP-së brenda Qeverisë franceze kanë thënë se Meloni dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë biseduar dhe janë pajtuar për nevojën “e forcimit të bashkëpunimit në nivel evropian”./REL.

Gjithashtu lexoni:

Vjen reagimi i Trumpit pasi Zelensky pranoi propozimin e Putinit

Meta bllokon faqen “Muslim” në Instagram në Indi

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

SHBA dhe Kina fillojnë negociatat për tarifat

Zelensky dhe liderët e vendeve më të fuqishme evropiane e telefonojnë Trumpin

Kosova News 17/09/2023 17/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?