KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Isufaj: Kurtin kërkuam ta sillnin me forcë për të dëshmuar, Gjykata s’lëshoi urdhëresën
Politikë

Isufaj: Kurtin kërkuam ta sillnin me forcë për të dëshmuar, Gjykata s’lëshoi urdhëresën

Kosova News
Kosova News 23:10 -27/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti është ftuar dy herë për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk është paraqitur.

Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk është aprovuar.

Sipas Isufajt, ftesa nuk u bë me asnjë tendencë.

“Gjatë fushatës zgjedhore ne nuk ndërmarrim asnjë veprim, përveç atyre që mund të jenë të domosdoshme. Je i sigurt se me përgjegjësi më të madhe e them se nuk i është bërë ftesa me asnjë tendencë. Bile e kemi analizuar gjatë me prokurorët se a duhet ta ftojmë apo jo. E kam diskutuar me prokurorët se nëse s’kemi shumë arsye, mos ta ftojmë. Por arsyet që m’i kanë dhënë prokurorët kanë qenë të tilla sa ftesa e tij ka qenë e pashmangshme. Të garantoj që nuk është bërë kurrë me ndonjë tendencë të caktuar”, u shpreh Isufaj në KallxoPernime.

Ai shtoi se mediat nuk janë njoftuar nga Prokuroria për ftesën drejtuar Kurtit, sepse qëllim nuk ka qenë spektakli.

“Kurrë nuk i njoftojmë mediat, se e kemi ftuar atë person apo atë person dhe ejani këtu. Sa herë që e kemi ftuar dikë, vetë i kanë postuar ftesat, vetë kanë ardhur mediat. Nuk e kemi bërë për spektakël, e kemi bërë për të zhvilluar hetim. Nuk i është përgjigjur ftesës, unë mendoj që nuk ka bërë mirë, nuk ka dhënë shembull të mirë si kryeministër.”

Kur u pyet nga gazetari Kreshnik Gashi se pse nuk janë paraqitur në zyrën e Kurtit për ta marrë deklaratën atje, Isufaj tha:

“Po pse me shku te ai? Pse duhet të përjashtohet? Përkundrazi, Kurti duhet me qenë shembulli më i mirë për qytetarët tjerë. Ne mund të shkojmë te ai në situata të tjera, p.sh. nëse është viktimë e një krimi, nëse është i kërcënuar eventualisht – s’e kemi problem, shkojmë te ai. Ose nëse është i sëmurë – por asnjë nga këto elemente nuk qëndrojnë. Pse duhet ta bëjmë këtë përjashtim?”

Isufaj tha se Prokuroria i është drejtuar edhe Gjykatës për ta sjellë me forcë Kurtin në Prokurori.

“Nuk ka ardhur. Ne i kemi ftesat siç e kërkon Kodi i Procedurës – dy ftesa, nuk është përgjigjur. Ju kemi drejtuar Gjykatës, ashtu siç e kërkon ligji – dy herë. Gjykata ka lëshuar dy urdhëresa, por ai nuk ka ardhur. Unë e them me kompetencë se kërkesa jonë ka qenë e qartë – të lëshohet urdhëresë që dëshmitari të sillet me forcë në Prokurori. Një urdhëresë e tillë kurrë nuk është lëshuar.”

I pyetur nëse hetimi do të mund të përfundojë pa deklaratën e Kurtit, Isufaj u përgjigj:

“Po, hetimi kryhet… për shembull, nëse duhet të ngrihet aktakuzë, nuk e bazojmë në dëshminë e vetëm një dëshmitari, sepse ajo dështon. Procesi është duke vazhduar, dhe më shumë nuk dua të komentoj. Epilogun nuk e flas tash.”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte deklaruar se ftesa nga Prokuroria ishte bërë me qellim që ai të bëhej lajm ndërkombëtar. Kurti, në një intervistë në KTV, më 29.12.2024, akuzoi Isufajn si “regjisor i kësaj situate”.

Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Përkundër që kishte urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti nuk ishte paraqitur. Në po të njëjtën ditë, Kurti kishte zgjedhur për të shkuar në një vizitë pune në Gjilan për të përuruar vendosjen e gurit të themelit të një çerdheje.

Lidhur me këtë veprim të Kurtit Gjykata e Prishtinës, herën e parë ishte dënuar me 250 euro.

Ndonëse ishte thirrur për të dëshmuar tri herë nga Prokuroria, çka kishte rezultuar pa sukses për organin e akuzës – pa një zgjidhje për ta bindur kryeministrin Kurti për të dhënë dëshmi për rastin e rezervave shtetërore në objektet e Prokurorisë Speciale – atëherë Prokuroria i ishte drejtuar Gjykatës.

Gjithashtu lexoni:

Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së

Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Kosova News 27/07/2025 27/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla
16:51 -07/06/2026
Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së
16:48 -07/06/2026
Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje
16:43 -07/06/2026
Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?