KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ishulli i trëndafilave, vendi i perëndive dhe nimfave (fotogaleri)
Tjera

Ishulli i trëndafilave, vendi i perëndive dhe nimfave (fotogaleri)

Kosova News
Kosova News 18:19 -29/07/2022
Shpërndaje
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
ishulli 1
ishulli 2
ishulli 3
Shpërndaje

Rodosi, ishulli më lindor i Egjeut, i njohur jo vetëm për plazhet dhe natyrën befasuese, por edhe për trashëgiminë historike e arkeologjike që ka ndikuar në të gjithë historinë e Evropës dhe Mesdheut. I famshëm edhe për kolosin legjendar të Rodosit, një nga shtatë mrekullitë e botës antike, ku dikur ankoronin të gjitha anijet.

Ishulli është quajtur edhe ishulli i trëndafilave apo i drerëve dhe këto emërtime janë frymëzuar nga natyra e vendit, e përkëdhelur nga erërat e ngrohta dhe deti i kristaltë.

Lindja hyjnore

Poeti grek Pindari, shkroi se ishulli u krijua nga bashkimi i Apollonit, perëndisë së diellit me nimfën e detit Rodos. E gjithë bota e lashtë kalon nëpër Rodos, nga akejtë 1500 vjet para Krishtit, e deri te dorianët. Shkollat ​filozofike të Rodosit rivalizonin ato të Athinës dhe Aleksandrisë. Fillimisht, ishulli ra në duart e romakëve, mandej u dominua nga bizantinët dhe gjithashtu ra nën zotërimin italian nga viti 1912 deri në vitin 1947, kur iu kthye sërish Greqisë.

Qyteti i vjetër

Rodosi, karakterizohet nga një qendër historike mesjetare, e rrethuar me katër kilometra mure. Në mbrëmje, vendasit dhe turistët, ecin nëpër rrugicat piktoreske të qytetit të vjetër, duke u ndalur në restorantet e shumta dhe dyqanet artizanale. Askush nuk largohet nga Rodosi pa vizituar Muzeun Bizantin, ku ruhet statuja madhështore e Venusit të Rodosit. Pak kilometra larg kryeqytetit, gjendet dhe Tempulli i famshëm i  Apollonit.

Fshati Lindos

Rreth pesëdhjetë kilometra nga Rodosi ndodhet Lindosi i bukur, një fshat me shtëpi të bardha dhe rrugica karakteristike, të mbushura me bare dhe restorante të vogla shumë mikpritëse, që ofrojnë recetat e gastronomisë së shijshme të ishullit. Në Lindos gjendet një kështjellë e fortifikuar, e ndërtuar në të njëjtin vend ku qëndronte më parë një akropol dhe një vend i shenjtë kushtuar Athinës.

Plazhet e jashtëzakoshme dhe banjat termale

Bregdeti lindor i Rodosit, karakterizohet nga plazhe me rërë dhe është më pak i frekuentuar nga turistët. Plazhet perëndimore me guralecë janë më të preferuara. Ndër to, ai në Lindos konsiderohet ndër më të bukurit në të gjithë Greqinë, edhe për detin e kristaltë.

Një vend tjetër fantastik pranë Rodosit, është dhe Kalithea, e zhytur në gjelbërimin e pishave dhe palmave, e famshme edhe për banjat termale të ndërtuara nga italianët në fillim të shekullit të 20-të dhe të restauruara vitet e fundit. Prassonissi është vendi ideal për adhuruesit e sërfit dhe sporteve ujore, ku rëra e artë dhe dallgët e mëdha janë favorizuese për këto aktivitete. Aktori Anthony Quinn (Zorba) u dashurua pas një gjiri të mrekullueshëm në këtë vend, që mori më pas emrin prej tij.

Kuzhina

Vakti tipik në Rodos fillon me mezede (meze), ku mbizotëron sallata greke, peshku i skuqur, tzatziki dhe qofte. Nuk mungon djathi i mbështjellë me brumë dhe i veshur me mjaltë e susam, kroketat me qiqra, rizoto me kallamar, oktapodi i marinuar në stilin grek dhe psarosoupa, një supë e shijshme peshku me patate.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

TAGGED: ishulli, plazhe, qendra
Kosova News 29/07/2022 29/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?