Një grua e cila fillimisht është raportuar si e zhdukur nga një familjar të dielën në Kosovë, dyshohet se është dhunuar.
Policia ka njoftuar të hënën se pasi është raportuar e zhdukur, viktima bashkë me ankuesin është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit “dhunim”.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se viktima femër ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër së bashku nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Ndërkaq një person i dyshuar për rastin është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.



