KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-ushtari britanik me rrëfim për luftën në Koshare: Kur më kujtohen djemtë e UÇK-së që humbën jetën, qaj shpesh
Lajme

Ish-ushtari britanik me rrëfim për luftën në Koshare: Kur më kujtohen djemtë e UÇK-së që humbën jetën, qaj shpesh

Kosova News
Kosova News 10:31 -26/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ushtari nga Britania e Madhe, John Harrison në një rrëfim për Ekonomia Online, e i cili ka kontribuuar në luftën e fundit në Koshare ka treguar përvojën e tij në trajnimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Harrison, ka treguar se si bashkë me njësinë “Delta” kanë stërvitur ushtarët e UÇK-së për të dal në front dhe që të njëjtit të ishin të parët që do të hynin në sulm.

“Ishte një përvojë shumë e mirë. Isha instruktor për njësinë “Delta”,  njësia e komandant Hadergjonaj. Ne stërvitëm burra që, në thelb, të shkonin në front dhe të ishin të parët që hynin në sulm. Çdo minutë që isha në Kosovë, isha shumë krenar dhe e shijova në maksimum. Thjesht shumë kujtime shumë të mira. Mendoj se një nga kujtimet që më ka mbetur në mendje është një burrë që erdhi i plagosur me cifla predhash (shrapnel) në gjithë gjoksin e tij. Ai po qante si i çmendur. U kthye nga unë, më shikoi dhe më tha: “O Johnny, si je?”. Krejt papritur. Fytyra e tij më ka mbetur në mendje përgjithmonë”, tha Harrison për EO.

Ai deklaroi se mirësia që ushtarët e UÇK-së kishin do të jetojë gjithmomë me të, duke shtuar se ishin njerëzit më të sjellshëm dhe më të ngrohtë.

 “Kjo do të më mbetet gjithmonë: mirësia e këtyre burrave. Në kulmin e luftës ata ishin të zemëruar, bënin punën e tyre në mënyrë profesionale, por kur ktheheshin, ishin njerëzit më të sjellshëm dhe më të ngrohtë që mund të imagjinoni.” Vetëm pak prej tyre ishin shumë mirë të stërvitur. Po, ata morën pak stërvitje, disa stërvitje shumë, shumë bazike. Por nuk ishte kjo ajo që i vrau; ishte forca dërrmuese e serbëve që ne e mposhtëm në fund në Koshare. Burrat që unë stërvita luftuan mirë, u hodhën në çfarëdo që ishte e nevojshme dhe e përfunduan misionin”, tha ai.

Harrison tha se shpesh qan për djemtë që humbën jetën në betejën e Koshares.

“Për djemtë që humbën jetën… unë qaj për ta shpeshherë. Memorialet si ky më sjellin lot në sy sepse i kujtoj këta njerëz”, tha ai për EO.

Ndërkaq në pyetjen se si e sheh rrugëtimin e Kosovës dhe deklaratat që presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq po thotë se Kosovën e sheh si pjesë të Serbisë, Harrison për këtë të fundit tha se është i krisur.

Ai thotë se Kosova duhet të riarmatoset seriozisht dhe me artileri të rëndë.

“Nuk e di realisht se si është stërvitja e tyre tani. Po flisja me dikë ditën tjetër dhe po thosha se, vërtet dhe sinqerisht, Kosova duhet të riarmatoset seriozisht dhe shpejt me artileri të rëndë dhe transportues të blinduar personeli. Sepse Serbia po riarmatoset. Besoj se “drita e gjelbër” që Serbia të provojë të sulmojë përsëri Kosovën do të jetë momenti kur Kina të hyjë në Tajvan. Kur bota t’i ketë sytë andej, Serbia do të lëvizë në këtë drejtim  jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnjë. Mendoj se ai është i krisur  që mendon se Kosova është Serbi. Kosova është Republikë. Ne luftuam për të. Pse mentaliteti i serbëve është i tillë… nuk kam takuar kurrë mentalitet të ngjashëm. Nuk e kam kuptuar kurrë, edhe pse isha në Kroaci dhe Bosnjë, ende nuk e kuptoj mentalitetin e popullit serb”, tha Harrison.

John Harrison është pajisur edhe me pasaportë të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

Kosova News 26/04/2026 26/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?